"Imazhi i Kosovës, përtej politikës"
Mes skepticizmit dhe entuziazmit, organizatorët do të çelin nesër edicionin e parë të PriFilmFest. Programi, të ftuarit, filmat janë gati. Deri në datën 30 shtator, Prishtina do të kthehet në kryeqytetin e filmit. Premiera e filmit shqiptar "Lindje, Perëndim, Lindje" do të hapë garën, ndërkohë që në konkurrim është edhe filmi i Fatmir Koçit, "Koha e kometës". Janë 10 filma në konkurrim zyrtar, ndërsa të tjerë, fitues të çmimeve të rëndësishme ndërkombëtare, do të shfaqen për publikun kosovar. Drejtoresha e festivalit, Vjosa Berisha, e sheh këtë aktivitet, i cili vetëm sa është përvijuar, si një mundësi për t‘i dhënë Kosovës në arenën ndërkombëtare një imazh tjetër përtej politikës, luftës e debateve.
"Lindje, Perëndim, Lindje", filmi i regjisorit Gjergj Xhuvani do të çelë të parin edicion të PrifilmFest. Përveçse një premierë, ka edhe një domethënie simbolike përzgjedhja e këtij filmi?
Ne jemi shumë të lumtur që festivalin do ta hapim me filmin shqiptar "Lindje, Perëndim, Lindje", të regjisorit Gjergj Xhuvani. Bashkë me regjisorin, të pranishëm në natën e hapjes do të jetë dhe një ekip prej 15 vetash nga ky film. Na gëzon fakti që ky aktivitet, që në natën e parë të tij, do të prezantojë një numër të madh mysafirësh nga Shqipëria.
Kosova është një shtet i ri e për rrjedhojë me problemet e veta administrative. Si është pritur kjo ndërmarrje e juaja në publikun e gjerë dhe sa e vështirë ka qenë për ju ngritja e një festivali filmi?
Mendoj se është një përzierje emocionesh. Disa e marrin me skepticizëm, por shumë të tjerë e kanë pritur me shumë entuziazëm. Ne si ekip patjetër që jemi shumë entuziastë dhe kemi shumë besim në këtë iniciativë, sepse mendojmë që festivali do ta ndihmojë komunitetin artistik në shumë aspekte; do të kontribuojë në zhvillimin e kinematografisë kosovare, si edhe do të ndihmojë Prishtinën dhe Kosovën të ndërtojnë një imazh të ri në aspektin e kulturës. Kjo është më se e nevojshme, po të kemi parasysh se deri më tani Kosova është bërë pjesë e lajmeve ndërkombëtare vetëm nga aspekti politik. Vështirësi ka pasur dhe vazhdon të ketë mjaft, por gjithsesi festivali do të organizohet dhe mendojmë se të gjitha detajet synojnë një prezantim dinjitoz të këtij festivali te publiku ynë, si edhe te të ftuarit, personazhe të njohur të botës kinematografike.
Meqenëse presim ceremoninë e hapjes, cilët janë të ftuarit (të huaj apo shqiptarë) që do të jenë, le të themi, një lloj "imazhi" i festivalit?
Në festival do të jenë të pranishëm rreth 40 mysafirë nga vende të ndryshme, pjesa më e madhe e të cilëve të pranishëm për të prezantuar realizimet e tyre filmike. Duke filluar nga znj. Vanessa Redgrave, aktorja britanike legjendare, fituese e çmimeve "Oskar" e "Golden Globe", njëkohësisht presidente e bordit tё PriFilmFest, e cila do të hapë zyrtarisht festivalin. Lista vazhdon me David Gothard, regjisor nga Anglia, anëtar i bordit të festivalit, si edhe anëtar i jurisë ndërkombëtare të festivalit, Siddiq Barmak, regjisor nga Afganistani, i njohur me filmin "Osama", fitues i çmimit kryesor në Festivalin e Romës vitin e kaluar me filmin "Opium war", i cili do të jetë në konkurrimin zyrtar të PriFilmFest. Më pas vjen regjisori gjerman Hans Christian Schmid me filmin e tij "Storm", po ashtu në konkurrim, aktorja shqiptare Ornela Kapetani, e cila ka luajtur në filmin grek "Correction", ekipi nga Shqipëria që përfshin emra shumë të njohur si Gjergj Xhuvani, Luiza Xhuvani, Ndriçim Xhepa, Helidon Fino, Gentian Hazizi, pastaj piktori me prejardhje shqiptare Omer Kaleshi, anëtar i bordit të festivalit, regjisori Saimir Kumbaro nga Shqipëria, që do të jetë anëtar i bordit të festivalit, si edhe shumë emra të tjerë.
Nisur nga aktorja e njohur Vanessa Redgrave si presidente e këtij edicioni të parë, por edhe të ftuarit e tjerë, sa do ta ndihmojnë emra të tillë këtë festival?
Vanessa Redgrave vjen sot në Kosovë dhe do të hapë zyrtarisht festivalin. Ajo do të qëndrojë disa ditë këtu, për të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme që janë menduar të organizohen në këtë aktivitet. Një personalitet si znj. Redgrave është shumë i nevojshëm për një festival, sepse emri i saj, por edhe prania, bën që festivali të shihet me një sy tjetër dhe të ketë jehonë në arenën ndërkombëtare. Përmes znj. Redgrave, e njohur për afrimitetin që ka ndaj Kosovës, një numër i madh i personalitetesh të ndryshme të kinematografisë botërore mund të shfaqin interes për këtë festival, në mos në këtë edicion të parë, por në vazhdimësinë e tij.
Në konkurrim nuk ka asnjë film kosovar. Ka ndonjë arsye për këtë vendim?
Filmi kosovar do të paraqitet në festival si premierë në një seksion të veçantë, sepse është punuar në tekniken dixhitale dhe jo atë të shiritit filmik. Është bërë përpjekje që të futet filmi "Gomarët e kufirit" i regjisorit Jeton Ahmetaj, por fatkeqësisht nuk ka arritur të përfundojë në kohë për të marrë pjesë në festival (është ende në fazën e montazhit). Në festival do të jetë e pranishme edhe selektorja e Festivalit të Berlinit, Berlinale, e cila do të vijë enkas për t‘u njohur më mirë me filmat nga Kosova dhe ata nga Shqipëria. Gjatë kohës së qëndrimit ajo do të shohë mundësinë për t‘i ftuar filmat në Festivalin e Berlinit. Është një mundësi për kinematografinë tonë që të bëhet pjesë e një festivali prestigjioz.
Një seksion i veçantë i është kushtuar filmit kosovar të para dhe pas luftës. Cili është qëllimi i këtij prezantimi?
Ne mendojmë se të ftuarit që do të jenë të pranishëm duhet të njihen me kinematografinë kosovare dhe ky do të jetë një shans i mirë që t‘i prezantojmë këta filma si për mysafirët ndërkombëtarë ashtu edhe për publikun kosovar që ka nostalgji për këto realizime.
Nga çfarë do të varet vazhdimësia e këtij festivali?
Ne jemi të përkushtuar që këtë edicion ta realizojmë në mënyrë sa më profesionale dhe shpresojmë se do t‘ia arrijmë, pavarësisht vështirësive financiare. Pa dyshim që një festival i suksesshëm këtë vit do të zgjojë interesin te sponsorët, që e kuptojnë rëndësinë e një evenimenti të tillë, e në këtë mënyrë mund të marrim më tepër përkrahje nga ata në vitet në vazhdim. Menjëherë pas përfundimit të këtij edicioni të parë, ne do të fillojmë punën për përgatitjet e edicionit të dytë, atij të vitit 2010, që do të organizohet në qershor, ashtu siç ishte planifikuar fillimisht. Na pret një punë e madhe, si për përzgjedhjen e filmave, të ftuarve dhe gjetjen e fondeve. Meqenëse vullneti ynë për të punuar nuk do të mungojë, festivali do të vazhdojë. PriFilmFest, siç edhe ka moton këtë vit, është fillimi i një miqësie të bukur. Në vitet në vijim kjo miqësi do të rritet dhe do të forcohet edhe më shumë.