E Diel, 1 Nëntor 2026

Ariu sulmon 4 turistë në një stacion autobusi

Një ngjarje e çuditshme u ka ndodhur nëntë turistëve në një stacion autobusi në Japoni. Protagonist u bë një lokalitet turistik në vendin aziatik, ku një ari i zi, rreth një metra e 30 centimetër i lartë ka plagosur katër prej tyre. Më pas kafsha agresive u vra nga një gjahtar i zonës. Grupi i turistëve po priste autobusin në Katayama, një vend turistik malor në Japoninë qendrore rreth 230 kilometra nga Tokio, kur papritur u sulmua nga një ari i madh e i zi. Sekuencat e tmerrshme të kësaj ngjarjeje të regjistruara nga një turiste, tregojnë një person të kapur nga ariu në anë të rrugës, ndërsa një tjetër përpiqte ta ndihmonte. Kafsha që i përket llojit Ursus thibetanus, u fut më pas në një dyqan suvenirësh, ku rojet arritën ta bllokonin dhe më pas ta vrisnin. Asnjë prej të plagosurve nuk është në rrezik për jetën, tregon e përditshmja "Japan news". Më shumë se 100 veta gjendeshin në stacion në kohën kur ariu nisi sulmin pa asnjë motiv ndaj vizitorëve. Shumë u larguan, ndërsa të tjerë u strehuan në autobus. Megjithatë, ekspertët nuk e shpjegojnë dot motivin e sulmit: "Bëhet fjalë për një specie që shumë rrallë i sulmon njerëzit, përveç rasteve kur ndihet vërtet i kërcënuar", ka thënë Tomohiko Akono, kreu i zjarrfikësve lokalë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›