Demaçi: Këtu ekziston një mafie ndërkombëtare
“Vetëm mund të ndërrohen njerëzit, por sistemi dhe procesi nuk ndryshon. Qëllimi është që të ndryshojë sistemi dhe procesi, i cili po prodhon probleme dhe ato probleme, duke filluar prej korrupsionit e të gjitha të zezat tjera, me të cilat është pllakosur Kosova, nuk ka perspektivë që të hiqen nëse ndërrohen njerëzit, kurse vazhdon sistemi edhe vazhdon e njëjta rrugë dhe e njëjta sjellje si e atyre jashtë, si e këtyre brenda këtu në Kosovë”, ka thënë ai.
Demaçi ka potencuar se, nuk është optimist. “Ja p.sh. na i premtuan vjet 1 miliard e 400 milionë euro, e askush nuk i përmend më ato. Kur do të zhvillohet Kosova, kur do ta përparojë bujqësinë e vet, kur do ta ndërtojë industrinë e vet të lehtë, atë të rëndë, kur do ta zgjidhë problemin e energjetikës, kur do ta zgjidhë problemin e ujit?”, pyet ai.
Këto janë probleme që – sipas tij – po na e vrasin syrin, trupin edhe shpirtin. “Ja, po bëhet gati investimi në një termocentral, i cili do ta ndotë krejt Kosovën e vogël. Në një të ardhme të afërt, ata do të detyrohen ta mbyllin atë termocentral, sepse krejt bota është ngritur kundër ndërtimit të termocentraleve me thëngjill, kurse tash fillojnë investime të reja në Kosovën e vogël që s’ka se si të mbrohet”, potencon ai.
Këtu – sipas Demaçit, është një mafi ndërkombëtare, “e cila po vepron në atë mënyrë që nuk po pyet as vullnetin e as interesin e popullit, por po vepron për t’i mbushur xhepat e vet”. Sa i përket nënshkrimit të protokolleve në mes të EULEX-it dhe Serbisë, Demaçi ka vlerësuar se, “po vazhdon ajo çka ka filluar”. Fillimi e burimi i të gjitha këtyre rrethimeve që po na i bën bashkësia ndërkombëtare, sipas tij, kanë nisur qysh në Rambuje, me aprovimin e Rezolutës 1244, prej së cilës ne nuk po mund të dalim.
“U bënë gabimet, pastaj iu bënë lëshime aq të mëdha zotit finlandez që na e bëri projektin, i cili për ne është katastrofal”, ka thënë Demaçi. “Në suazë të atij projekti, të cilin shqiptarët po e pranojnë e serbët nuk po e pranojnë, çka është absurditeti më i madh që s’e pranojnë serbët e shqiptarët e pranojnë, ose detyrohen ta pranojnë, tash na i imponojnë neve disa gjëra, që për çdo ditë, jo vetëm me rastin e këtij protokolli, po edhe me shumë gjëra tjera që po na vargohen, po tregojnë që faktikisht qeveria jonë është veç formalisht Qeveri, sepse kurdoherë që duhet të vendoset për gjëra serioze dhe për gjëra esenciale për të tashmen dhe për të ardhmen e Kosovës vendos dikush tjetër”, ka vlerësuar ai.
“Edhe këta të Qeverisë u munduan të ngulin këmbë, por s’kishin me çka të ngulnin këmbë”. Gabimi i tyre – sipas Demaçit – është vetëm që duhet t’i tregojnë popullit, “t’i thonë që ne s’kemi asgjë në dorë”. “Po mundohemi diçka të bëjmë, por po e shihni edhe vetë që nuk po lë kjo oponenca jonë, sepse s’kemi mbulesë, s’po kemi ku të mbështetemi”, ka thënë Demaçi.