Imazhi i një Shqipërie që funksionon si “sulltanat” Nga Erion BraçePrej dje, çdo shqiptar, kudo që ndodhet, ka mundësinë të verifikojë mungesën e një “shteti serioz” në atdheun e tij. Prej dje, çdo shqiptar, kudo që ndodhet, do të ketë përballë imazh
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Imazhi i një Shqipërie që funksionon si “sulltanat” Nga Erion BraçePrej dje, çdo shqiptar, kudo që ndodhet, ka mundësinë të verifikojë mungesën e një “shteti serioz” në atdheun e tij. Prej dje, çdo shqiptar, kudo që ndodhet, do të ketë përballë imazhin e “shtetit të dështuar” në atdheun e tij. Imazhi i një Shqipërie që funksionon si “sulltanat”, kur shpenzon për një ndeshje futbolli mu në mes të krizës për 4 orë 2.5 milionë euro, ose 625 mijë euro/orë, ose 10416 euro/min, u shtua dje me imazhin:
- e një shteti karagjoz, që nuk funksionon në çdo gjë -pavarësisht rëndësisë së saj - nisur nga HC deri te stadiumi kombëtar;
- e një shteti të pandriçuar, kudo, dhe në mes të kryeqytetit e që ndriçohet nga yjet e Realit të Madridit;
- e një shteti të rrënuar, moralisht e administrativisht, ku militantët e partisë në pushtet, të paaftë e të korruptuar, janë kudo në vend të njerëzve të zotë e profesionistë;
- e një shteti para-modern, ku militantizmi partiak, si kartë shpërblimi për lloj-lloj batakçinjsh e injorantësh, po i merr frymën zhvillimit të strukturave, përshtatjes së tyre me novacionin e përditshëm evropian, e ku zhvillimi i munguar po na degdis shekuj drite pas e të turpëruar!
Dje, qoftë si “sulltanat” që nuk njeh krizë, qoftë si “shtet i dështuar e i pandriçuar”, imazhi i Shqipërisë sonë është dëmtuar në mënyrë kolosale. Dëmtimi i djeshëm mori me vete dhe atë çikë imazh të mirë që kishte mbetur pas katastrofës shtetërore të Shkodrës, nga imazhi i rindërtuar nga anëtarësimi në NATO! Rrënimi i imazhit tonë u pagua me 2.5 milionë euro!
Sot, duke mësuar reagimin e pjesës ligjzbatuese të shtetit, turpi bëhet edhe më i madh, shteti edhe më joserioz, por ashtu siç është: pronë në duart e një qeverie karagjoze që na qeveris!
Sot u mësua se për prishjen e ahengut të klientit të qeverisë së Sali Berishës, u shkarkua një drejtor, u shoqëruan për t’u pyetur mbi 12 nëpunës, iu nënshtruan hetimit policor po kaq nëpunës!
Sot është dita e 25, që kur Shkodra e Lezha u mbytën nga i njëjti shtet, por asnjë drejtor nuk është shkarkuar, asnjë nëpunës nuk është shkarkuar, asnjë prej tyre nuk është shoqëruar, asnjë, po e përsëris asnjë prej tyre nuk është hetuar!
Cinizëm më të madh për ata mijëra banorë, që u mbytën, u shkatërruan në çdo gjë duke nisur nga prona deri tek e ardhmja, për ata mijëra shqiptarë të mirë solidarë që po kontribuojnë me çdo gjë për t’u ardhur në ndihmë njerëzve në zonën e katastrofës, nuk ka! Qeveria ka vendosur ta poshtërojë shqiptarin deri në këtë pikë.
Në harkun e vetëm shtatë ditëve ka ndodhur që:
Shqiptari t’i hipë avionit për të shkuar në Bolonjë dhe ka përfunduar në Bratislavë;
Shqiptari t’i hipë avionit për të shkuar në Torino, por i ka ardhur tokës vërdallë, në qiell, për një orë që avioni të harxhojë karburantin, nën defekt, për t’u ulur sërish në Tiranë pa pasoja.
Shqiptari të mbytet nga uji i HC-ve e t’i thonë se e ke nga “dita e 15 e hënës Muharrem”.
Pas të gjithave qeveria sërish rri! Dita për të ikur është tani!