E Diel, 1 Nëntor 2026

Dështimet e Berishës për të kontrolluar SHISHNga “Faktori Plus”Kryeministri Berisha po përpiqet të krijojë një infrastrukturë të re të shërbimeve të fshehta, që kontrollohen prej tij, pasi nuk ka mundur të fusë dot nën kontroll për shkak të legjislac

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Dështimet e Berishës për të kontrolluar SHISHNga “Faktori Plus”Kryeministri Berisha po përpiqet të krijojë një infrastrukturë të re të shërbimeve të fshehta, që kontrollohen prej tij, pasi nuk ka mundur të fusë dot nën kontroll për shkak të legjislacionit dhe presionit ndërkombëtar Shërbimin Informativ Shtetëror. Me një strategji të qartë injorimi dhe bashkëpunimi për mbi katër vjet, Berisha i ka humbur SHISH rëndësinë si një institucion funksional në ndihmë të qeverisë, dhe ka reduktuar potencialet e tij financiare dhe njerëzore, duke vënë në dyshim dhe luftën kundër terrorizmit dhe bashkëpunimin me aleatët perëndimorë. Paralelisht me këtë strategji injorimi dhe reduktimi të funksioneve të SHISH, Berisha rriti rëndësinë e shërbimeve inteligjente që varen prej tij dhe që janë pjesë funksionale e dikastereve të rëndësishme si Mbrojtja, Policia dhe Financat. Në të tria këto poste njerëzit kyç që drejtojnë janë lidhje personale të Sali Berishës, të cilët me ndryshimet ligjore të para disa muajve dhe fuqizimin e kompetencave të tyre, kanë tani të drejtë të survejojnë dhe kontrollojnë bizneset, mediet dhe politikën për arsye të paqarta për opinionin publik.
Kështu, SHKB, Shërbimi Sekret i Policisë, drejtohet nga njerëz personalë të Berishës dhe shërben si një instrument i tij kontrolli mbi pjesën tjetër të ministrisë. Edhe pse shpesh ky institucion ka devijuar nga funksioni i vet, ai nuk ka pasur asnjë pasojë. Detyra e tij kryesore është të përfaqësojë Berishën brenda policisë dhe t’i raportojë atij në mënyrë diskrete informacione të rezervuara.
E njëjta gjë ndodh dhe me SHIU, Shërbimin Informativ të Ushtrisë, ku Berisha ka emëruar në poste kyçe njerëz të Familjes së tij, për ta përmbyllur këtë skemë me Task Forcën e Ministrisë së Financave, ku ka emëruar ish-gjeneral Agim Shehun, një njeri i përdorur prej tij si instrument ndaj kundërshtarëve politikë dhe në periudhën para vitit 1997.
Me këtë infrastrukturë private, që në të vërtetë zëvendëson Shërbimin Informativ, Berisha ia ka arritur praktikisht të ndërtojë një shërbim të shumëfishtë informativ, që varet dhe raporton vetëm para tij. Tashmë pengesa e fundit është autoriteti i SHISH dhe atë po përpiqet ta denigrojë duke e detyruar të raportojë para shërbimeve që varen nga kryeministri, duke banalizuar funksionet e tij. Ky zhvillim është i rrezikshëm në një shtet, që është arbitrar me ligjin, që ka demonstruar qartë se nuk respekton liritë njerëzore, lirinë e shtypit, liritë politike dhe ato ekonomike.
Po t’i shtosh kësaj klime dhe drejtimin e këtyre institucioneve me njerëz të Familjes Berisha ose ushtarë të tij të bindur, atëherë mund të themi pa frikë se gjendemi para një infrastrukture antidemokratike, të krijuar me ligj për të formuar një shtet brenda shtetit, i cili funksionon për llogari të pushtetit të kryeministrit Berisha. Objekti i tij tashmë nuk është më as pastrimi i parave, as krimi i organizuar, as lufta kundër terrorizmit, por përgjimi dhe përndjekja e gazetarëve kritikë, kundërshtarëve politikë të kryeministrit dhe bizneseve që nuk janë nën kontrollin e tij ose që prishin planet e biznesit të Familjes së tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›