Sandri udhëheq hetimet për skandalin e dritave në stadiumNga Antena brenda familjesSandri ka marrë kontrollin e plotë mbi gjetjen e njeriut që ka shkaktuar skandalin e dritave në stadium. Skema e tij tregon për një komplot të qartë, pasi bëhet fjalë,
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Sandri udhëheq hetimet për skandalin e dritave në stadiumNga Antena brenda familjesSandri ka marrë kontrollin e plotë mbi gjetjen e njeriut që ka shkaktuar skandalin e dritave në stadium. Skema e tij tregon për një komplot të qartë, pasi bëhet fjalë, jo për një aksident, por për disa rrethana të krijuara si aksidentale. Së pari urdhëroi policinë të ndalonte rreth 25 vetë, ku përfshihen elektricistë dhe njerëz që janë gjetur rrotull zyrës së Dhalesit, në momentin që kanë ikur dritat. Urdhëroi policinë që t’i shoqëronte në mjediset e Drejtorisë së Policisë dhe t’i pyeste Sandri para prokurorisë. Shkoi në orët e vona të mbrëmjes dhe i gjeti të arrestuarit që ishin ulur të drobitur në korridoret e Drejtorisë së Policisë.
Thirri të parin brenda.
- Si e ke emrin ti çun? - i tha.
- Blendi, - i tha i ndaluari.
- Ça pune bën ti?
- Ça pune mo jahu, ku ka punë, asigjo. Kisha shku nga Pero me pi naj gotë, se e kena në lagje, ene na tha: “Ejani se u fus në stadium”. Ça pune thu ti?
- Po ç’lidhje ke me Peron ti?
- Jena miq të vjetër mo, në lagje kena qenë gjithnjë me PD. Unë kam rujt shtëpinë e Peros, atëherë kur e kanë arrestu doktorin, që e kanë fut brenda ai Ilir Meta me atë komunistin e qelbët të Klanit.
- Kush të tha ty që e ka fut Ilir Meta doktorin në burg me atë të Klanit?
- Kush më tha e? T’gjithë mo më thanë. Masanej Pero dhe nuse e Peros shkun në burg. Bile nuse e Peros nejti tri ditë në burg, se shante Ilir Metën, atë kaptinmodhin, e s’e lëshonin. Ene na thoshin ne policët atëherë që e ka arrestu doktorin ai i Klanit. Ku di unë mer jahu ç’o një komunist nga Lezha.
- Mirë, mirë, ik ti. Ata të tjerët kush janë?
- Nja 8 vet jena dorë e Peros, kena shku me pi nai gotë e pa neshjen. Jena krejt demokratë, s’kena lidhje fare me kshu sabotime ça thonë tani mer jahu.
- Mirë, mirë, dil jashtë. Hiqi mënjanë ata shokët e tu dhe të vijë tjetri.
- Si e ke emrin ti? - e pyeti Sandri.
- Enkel, - i tha tjetri.
- ǒpunë bën ti?
- Unë isha përgjegjës i turnit, kur u dogj transformatori, - tha tjetri.
- Me kë parti je ti?
- Me PD mo burrë, Sahiti më ka futë në punë. Kena qenë tetë vite rrugëve, ne e dimë ç’kena heqë. Kur fitum më 2005, i thashë Sahitit, aman më vë shef te kjo kabina nga marrin energji këta komunistat e Klanit t’ua ndreq qejfin. Po s’më eci gjatë, se tha Sahiti: “Le, le se janë kthy me ne tani.”
- Ashtu ë? Mirë, dil jashtë, foli tjetrit.
- Si e ke emrin ti? - i tha Sandri.
- Edi, - iu përgjigj tjetri.
- Ça punë bën ti këtu?
- Unë, asgjë mo burrë, jam ke trafiku, d.m.th., bëjm manovrimet e linjave
- Aha, ti qenke tamam. Çfarë ndodhi me dritat?
- Po ça ndodhi mo burrë, kurrgjë. U dogj transformatori. Ka dhjetë vjet në punë, mirë dhe aq. Dje i kishte ardh vdekja, dje u dogj.
- Po pse nuk kishit rezervë?
- Si u mbaka transformator rezervë shefo? Transformatori kur digjet vjen tjetri. Punë e stadiumit pse s’mban rezervë.
- Ke lidhje me ndonjë kompani nafte ti, për shembull, “Elda”, “Kastrati”, “Alpet”…?
- Jo vallahi, marr naftë te një pikë ke lagjja, s’di si e ka, po unë njoh atë Bimin që më jep.
- Ke parë ti ndonjë person të dyshimtë që u urdhëron ju, që u merr në telefon dhe përpiqet t’u komandojë?
- Vallahi mu s’më ka marrë njeri, se kam gojë të keqe, po më kanë thënë për një komunist të qelbët, një të Klanit që merr vazhdimisht, thotë: “Lëshoni dritat, se po bëjmë pallat këtu pas stadiumit” dhe s’do me pagu. S’di si e ka ai, një katunar nga Lezha… tjetër s’di vallahi.
- Ashtu ë? Po kush të tha ty që merr ai?
- Vallahi të gjithë e thonë, po mu s’më ka marrë, se unë e kam pak gojën e keqe vallahi.
- Mirë, mirë, dil jashtë.
Thirri dhe të fundit brenda. Këtë nuk e pyeti fare për emrin.
- Ça punë bën ti? - i tha.
- Unë jam mirëmbajtës i rrjetit, - tha ai.
- Pse u dogj transformatori thu ti? - pyeti Sandri.
- A e do drejt shefo? - i tha. - Është një komunist i qelbët, një i Klanit, që po bën një pallat pas stadiumit “Qemal Stafa”. Ai ka bërë një lidhje ilegale korrenti me kabinën tonë, ene sa herë shkojnë teknikët tanë aty, ai merr në telefon doktorin dhe uluret që do me i fut në burg. Po janë ca demokratë këtu te ne që e njohin që ka qenë komunist, e thonë bën kot që flet me doktorin. Vallahi, ai e ka djeg transformatorin. Kena me ia thënë dhe prokurorit.
Sandri u zverdh i tëri.
- T’ëmën e s’ëmës, - tha me vete. - Mirë që është errësirë dhe nuk më njohin, se e hëngra.
Thirri drejtorin e policisë dhe e urdhëroi të lironte të gjithë këta, se janë njerëz kot.
- Si urdhëron, - tha polici.
Pas kësaj Sandri mori i alarmuar Samirin.
- Shko urgjent hiq kabllon që kemi lidh ilegalisht te stadiumi, - tha, - se kanë për të na hap telashe, se duan të na e fusin ne, e kam marrë vesh nga burime të sigurta.
- Pse s’thua ti, qenka keq puna, - tha Samiri. - T’i fusim ndonjë telefon këtij Ramës, se kemi kohë pa ngrënë një darkë.