Imeraj: Berisha, zgjidhja me koston me te ulet, hapja e kutive ose largimi
Zedhenesja e Partise Socialiste, Armela Imeraj, deklaroi dje se Berisha ka vetem nje zgjidhje me kosto te ulet per te, te hape kutite. "Sali Berisha te mos dale e te jape justifikime te kota per shpenzimet stratosferike te antimitingut te 8 dhjetorit, pasi tashme te gjithe shqiptaret e kane te qarte se ky njeri harxhoi plot 4 milione euro, ose me sakte 2 milione euro ne ore, nga taksat e shqiptareve, per te plotesuar tekat e tij individuale", tha Imeraj. Sipas saj, "Sali Berishes i ka mbetur vetem nje zgjidhje, e cila eshte me kosto te ulet per te dhe per te gjithe Shqiperine. Te hape kutite, ose perndryshe, te largohet".