E Diel, 1 Nëntor 2026

Protokoll bashkepunimi mes diplomacive

Shqiperia dhe Turqia nenshkruan dje Protokollin e Bashkepunimit mes Ministrive te Puneve te Jashtme te dy vendeve. Marreveshja u firmos nga pala shqiptare, nga Zevendesministrja e Puneve te Jashtme, zonja Edith Harxhi dhe per palen turke firmosi Nensekretari i Pergjithshem i Shtetit te Republikes se Turqise, Selim Jenel. Pas firmosje se ketij protokolli, nga perfaqesuesit e te dy shteteve, u rikonfirmua vullneti dhe angazhimi i paleve per thellimin dhe zgjerimin e bashkepunimit te vazhdueshem dhe efikas ne te gjitha fushat me interes te ndersjelle.

"Kufijte, do te pres vendimin e Kushtetueses"

Presidenti Bamir Topi, tha dje se do te prese vendimin qe Gjykata Kushtetuese do te jape per marreveshjen per kufijte detare mes Shqiperise dhe Greqise, dhe me pas do te shprehet per te. "Une mendoj qe ky eshte nje proces, i cili do te vazhdoje te trajtohet me transparence dhe kam bindjen qe do te realizohet ne menyren me korrekte te mundshme ne mbrojtje te interesave legjitime te shtetit shqiptar", tha Presidenti Topi. Ai beri te ditur te gjithe angazhimin institucional, per nje transparence lidhur me kete proces, duke theksuar se duhet te respektohen institucionet qe po merren me kete ceshtje, pra Gjykata Kushtetuese. "Do te pres vendimin qe do te jape Gjykata Kushtetuese dhe natyrisht, do te shprehem ne momentin qe kam aksesin per t'u shprehur. Nuk mund te interferoj ne kete proces, por duke pasur nje besim te plote tek Gjykata Kushtetuese",-tha Topi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›