PS, protesta deri ditet e festave
Denis Dedej
Ndersa nderkombetaret bejne thirrje per dialog politik, Partia Socialiste nuk leshon pe nga qendrimi i saj, duke filluar serish serine e protestave. Keshtu pra, qe prej dites se hene te javes se ardhshme, socialistet do t'i drejtohen protestave per kerkesen e tyre mbi transparencen e zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. Opozita do te zbrese ne qytetet kryesore per te riperseritur qendrimin e tyre, ku ndryshe nga heret e tjera, slogani nuk do te jete "Hapni kutite", por "Berisha hap kutite ose largohu". Rruga e tubimeve per te arritur objektivin e transparences se zgjedhjeve eshte bere e ditur edhe nga vete kryetari i Partise Socialiste, pas zhvillimi te konferences se fundit te kryetareve te opozites. Burime brenda selise roze bejne te ditur se socialistet do t'i drejtohen qyteteve kryesore per te riperseritur qendrimin dhe vendosmerine e tyre, qe percillet nga slogani i zgjedhur pas skadimi i ultimatumit te vendosur nga opozitaret. Qytetet si Durresi, Shkodra, Fieri, Vlora, Korca, Elbasani dhe me pas Tirana, do te jene disa nga pikat ku partite opozitare do te drejtojne thirrjet e tyre. Pritet qe protestat te fillojne me date 14 dhe te perfundojne per kete vit, me daten 21. Pasi, sipas organizatoreve, gjate periudhes se festave nuk do te kete tubime ne rruget e Shqiperise per te kerkuar transparencen e zgjedhesve. Ne keto protesta do te ftohet gjithashtu edhe grupet e interesit, ku do te ftohen njerezit e prekur nga rritja e cmimit te energjise, rritja e taksave apo rritja e cmimeve te produkteve te shportes. Edhe ne deklaratat e fundit per shtyp te dhene nga selia roze, gjithmone e me shume theksohet fakti se cmimi energjise po prek xhepin e qytetareve, apo rritja e cmimeve te produkteve te shportes per qytetaret shqiptare. Pas ketyre protestave dhe pushimit te perkohshem te tyre per shkak te festave te fundvitit, socialistet do te ndermarrin serish protesta duke filluar prej fillimvitit te ardhshem. Paralelisht me organizimin e ketyre protestave per hapjen e kutive te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit, do te zhvillohen edhe protesta nga te zgjedhur vendor socialist per autonomine vendore, qe sipas tyre eshte cenuar nga ekzekutivi.