E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, grabitet dhe plagoset me levë kambisti

BERAT - Një kambist gjendet i plagosur në bagazhin e makinës në qytetin e Beratit. Ai ishte goditur me leva dhe mbyllur në bagazh. Kambisti Besim Guri u dërgua urgjence në spital, dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat e para, mësohet se agresorët i kanë vjedhur kambisit një sasi të madhe parash dhe kanë qëlluar me leva, me pas mbyllur në bagazhin e makinës së tij. Gjithsesi policia pritet të sqarojë më tej rrethanat e ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe arrestimin e atuorëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›