Imeraj: Meta nxit diversitetet brenda PS-së
“Ilir Meta, njeriu që mashtroi 83 mijë zgjedhësit që donin largimin e kryeministrit të Gërdecit, duhet ta kuptojë ashtu si dhe Sali Berisha, që PS nuk hyn në parlament pa u garantuar transparenca e zgjedhjeve të papranueshme të 28 qershorit”, tha zëdhënësja Armela Imeraj.
Ajo shtoi se nxitja e diversioneve të konflikteve artificiale për të dobësuar PS nga ana e Sali Berishës, Ilir Metës dhe Fatos Nanos nuk e ndryshon dot qëndrimin e socialistëve e të të gjithë popullit opozitar ndaj një parlamenti të marr peng me manipulime e me korrupsion elektoral.