E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërnava po qëndron për një vizitë në Zvicër

Në Konferencën për gazetar që u mbajt në Ambasadën e Kosovës në Bernë, Myftiu Tërnava tha se qëllimi i kësaj vizite është nënshkrimi i një protokolli për vendosjen e një rregulli rreth emërimit të hoxhallarëve në mënyrë që të ndërpritet praktika e deritashme që të vijë kushdo dhe kudo në mesin e besimtarëve shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Zvicër.

Njëherit u diskutua rreth iniciativave të ndryshme në Zvicër për ngritjen e minareve të xhamive, për të cilat, Myftiu Naim Tërnava tha se komuniteti ynë nuk duhet të jetë iniciatorë i këtyre çështjeve, që do të ndikonin në prishjen e imazhit dhe marrëdhënieve shumë të mira që ekzistojnë në mes Kosovës dhe Zvicrës.

Gjatë qëndrimit në Zvicër, delegacioni i Bashkësisë Islame u prit edhe nga Këshilltari Federal, Paskal Kushpe,(Pascal Couchepin) pastaj edhe në Ambasadën e Arabisë Saudite, si dhe nga bashkatdhetarët tanë në Bernë, Lugano, Bazel e Cyrih. (rtk/start)

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›