Imituesi i këmbëmadhit vritet gjatë shakasë
Një burrë, i cili donte të tallej me shoferët që kalonin në autostradë, duke i bërë të besonin se kishin parë Këmbëmadhin, e pagoi shakanë me jetën e tij, pasi u shtyp nga dy makina në Montana. Viktima, e identifikuar si 44-vjeçari Rendi Li Tinlej, kishte veshur një kostum të stilit ushtarak të mbushur me qime të gjata në autostradën 93 në jug të Kalispellit kur u godit. Sipas miqve të tij, Tinlej po përpiqet të bënte njerëzit të besonin se në këtë autostradë kanë parë Këmbëmadhin mitik. Policia tha se Tinlej u shtyp nga një makinë me të cilën po lëviznin dy vajza, 15 dhe 17-vjeçare, të cilat nuk kishin mundur të ndalonin kur ai u shfaq në rrugë. Këmbëmadhi është një kafshë mitike që i ngjan majmunit dhe njeriut, për të cilin njerëzit besojnë se jeton në pyjet e Amerikës Veriore.