Dënimi i Timoshenkos, SHBA dhe BE: Zhgënjim
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur zhgënjim pas refuzimit të apelit të ish kryeministres së Ukrainës, Julia Timoshenko, kundër dënimit prej 7 vitesh burg për keqpërdorim të pozitës.
Reagimi erdhi pas vendimit te djeshem te gjykatës se apelit në Kiev, e cila refuzoi ankesën e Timoshenkos.
Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Viktoria Nuland i ka përsëritur shqetësimet amerikane për motivet politike të këtij rasti në Ukrainë.
Më herët, Majkël Men, zëdhënës i Bashkimit Evropian ka kërkuar nga autoritetet e këtij vendi që ti shqyrtojnë efektet e drejtësisë selektive.