Imobiliaret: Kriza ekonomike, bien blerjet e pasurive të paluajtshme
Qytetarët shqiptarë sa vjen e investojnë më pak në pasuri të paluajtshme.
Kjo është një tendencë që vihet re vitet e fundit, pas krizës që preku gjithë botën. Efektet e krizës globale, sidomos ato psikologjike, kanë ndikuar në tkurrjen e shpenzimeve të mjaft qytetarëve, dhe sidomos të emigrantëve, për të investuar në pasuri të paluajtshme. Sipas agjentëve imobiliarë, sektori i ndërtimit dhe tregu imobiliar po ballafaqohen me probleme e vështirësi të ndjeshme. Sipas tyre, për shkak të uljes së kërkesës konsumatore, vihet re një rënie e theksuar e shitjeve.