Shqiperia renditet e 88-ta ne bote per konkurrencen globale

Shqipëria e 88-ta në botë për konkurrencën globale.
Forumi Ekonomik Botëror në raportin e konkurrencës globale 2010-2011, e ka renditur Shqipërinë në vendin e 88-të, duke e ngjitur me 8 vende, nga vendi i 96 vitin e shkuar.
Përzgjedhja u bë mes 139 vendeve në botë sipas arritjeve të tyre ekonomike etj.
Raporti përfshin ecurinë në institucione, infrastrukturën, mjedisin, makroekonominë, arsimin e shëndetin, eficencën e prodhimeve të tregut, eficencën e tregut të punës, zhvillimin e tregut financiar, gatishmërinë teknologjike, madhësia e tregut, biznesit etj.
Zvicra ka nivel të ulët të shkallës së papunësisë dhe borxh të vogël.
Vendi ka institucione efikase publike, infrastrukturë të mirë publike dhe tregje financiare të zhvilluara.
Sipas raportit, Singapori është në vendin e dytë, duke u ngjitur kështu në renditje krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa Suedia në vendin e tretë, duke pësuar rënie. Finlanda është në vendin e katërt, duke u ngjitur nga vendi i shtatë që ishte vitin e kaluar.
SHBA, që për tre vite me radhë shënon rënie, nga vendi i parë në vitin 2008 tani është në vendin e pestë për shkak të deficitit të madh dhe rënies së besimit të opinionit në qeveri. Si dobësi më e madhe e SHBA theksohet stabiliteti i dobët makroekonomik, si dhe niveli i lartë i detyrimit publik që me siguri do të zvogëlojë rritjen ekonomike të vendit.
Nga shtetet ballkanike rënie të madhe prej 11 vendeve nga viti i kaluar ka shënuar Mali i Zi dhe ndodhet në vendin e 60.
Bullgaria renditet në vendin e 74, nga e 71 që ishte vitin e kaluar, Kroacia në vendin e 76, nga 77 në vitin 2010, Rumania renditet e 77, nga 97 vitin e kaluar; Shqipëria është në vendin e 78, nga 88 që ishte vitin e kaluar; Greqia e 90 duke shënuar rënie nga 83 vitin e kaluar; Serbia është në vendin e 95 nga 96 vitin e kaluar; Bosnja e Hercegovina është në vendin e 100, me një ngritje prej 2 vendesh krahasuar me vitin e kaluar (102).
Në listën e Forumit Ekonomik Botëror, në vendin e fundit, 142, renditet Çadi.