Patrulla e Pergjithshme, dalin 136 te rinj
TIRANE - Patrulla e Pergjithshme ka nxjerre dje anetaret e saj te riunj. Kontrolli i territorit me "Patrullat e Pergjithshme te Policise", si forme e policimit modern, perben nje nga prioritetet e Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit. Gjate ceremonise se organizuar ne Qendren e Formimit Policor, me rastin e emerimit te 136 punonjesve te rinj te policise, Drejtori i Policise se Shtetit Ahmet Prenci, deklaroi se, nje nder Prioritetet absolute per Drejtorine e Pergjithshme te Policise per vitin 2009, eshte dhe mbetet ndryshimi i filozofise dhe teknikes se kontrollit te territorit dhe zevendesimin gradual me "Patrullat e Pergjithshme". "Tashme qe sistemi arsimor policor ka ndryshuar, duke adaptuar nje sistem kurrikulash, te mbeshtetur ne filozofine e "te mesuarit gjate gjithe jetes", sistem i provuar tashme si me i suksesshmi ne vendet euro-atlantike, ka ardhur momenti per te hedhur hapin e fundit, ate te kalimit te peshes me te madhe specifike te sherbimeve policore, ne favor te patrulles se pergjithshme", tha Prenci. Pjesemarres ne ceremoni ishin Zevendesministrja e Brendshme, Iva Zajmi, perfaqesues nga Policia e Shtetit Drejtues te Misioneve te huaja qe asistojne policine shqiptare etj.