E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e punës publikon shifrat për romët

Në Shqipëri nuk ka 150.000 romë, ashtu siç pretendon ky komunitet por shifrat zyrtare tregojnë se ka 14.564 romë që jetonë në të gjithë vendin. Për herë të parë Ministria e Punës dhe Unicef kanë një databazë të saktë për numrin e këtij komuniteti dhe vendqëndrimet e tyre. Sipas hartës, më shumë romë jetojnë në Tiranë, pra 3022 persona, më pas renditet Fieri me 2311 persona dhe vijon Korça me 1324 dhe Elbasani me 1114. Ndërsa qytete që kanë më pak romë është Librazhdi ku është identifikuar vetëm një banorë dhe Kolonja me 7 banorë. Ministria e Punës ka gati hartën ku identifikohen këto familje ne qëllim afrimin e shërbimeve sociale.
Ky studim është shtrirë në të gjithë vendi dhe marzhi i gabimit është i ulët. Ndërsa në këto statistika nuk është përfshirë komuniteti egjiptian në Shqipëri. Problemet e identifikuar për këtë komunitet është braktisja e shkollave, mungesa e strehimit dhe paragjyimet e shoqërisë ndaj tyre.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›