Importimi i plehrave shoqeria civile kunder vendimit
REC E pafalshme mungesa e transparences se qeverise ne miratimin e vendimit per importin e mbetjeve
Sipas ekologjistit Xhemal Mato vendimi duhej marre pas miratimit te ligjit per ndikimet ne mjedis
Vendimi i marre nga qeveria shqiptare pak dite me pare per importimin dhe perpunimin e plehrave ne vendin tone ka ngjallur pakenaqesi jo vetem ne rrethet ambientaliste por edhe tek njerezit e studentet. E para qe ka reaguar ne lidhje me vendimin e keshillit te ministrave ka qene Qendra Rajonale e Mjedisit ne Shqiperi REC e cila nepermjet nje komunikate per shtyp i ka kerkuar qeverise rivleresimin e ketij vendimi ne kuader te ligjit te ri te menaxhimit te mbetjeve. Ne kete deklarate zyrtare REC ne emer te 29 organizatave mjedisore qe ushtrojne veprimtarine ne vendin tone ka shprehur hapur kundershtimin ndaj vendimit te qeverise per listen e mbetjeve te cilat lejohen te importohen per qellime riciklimi.
Pikerisht ne kete kohe kur Shqiperia eshte vendi me shkallen me te larte te ndotjes mjedisore ne Evrope kur ne shpresojme per nje permiresim te shpejte e rrenjesor te situates dhe jemi ne pritje te miratimit te ligjit per menaxhimin e mbetjeve urbane shohim nje veprim te nxituar krejtesisht te papranueshem te Keshillit te Ministrave qe i hap rrugen importimit te mbetjeve urbane - shkruhet ne deklaraten e REC.
Ne te njejten linje mendimi shkon edhe Drejtor ekzekutiv i Grupimit Ekolevizja Xhemal Mato i cili shprehet se vendimin i qeverise eshte i parakohshem. Sipas tij nje veprim me i drejte i keshillit te ministrave do te ishte miratimi me pare i projektligjit Mbi Vleresimin e Ndikimit ne Mjedis dhe me pas te vendosej ose jo per importin e tyre mbetjeve ne Shqiperi. Ky vendim do te ishte mire te merrej pasi te miratohej ligji per mjedisin dhe menaxhimin e plehrave. Pasi ligji do ta bente vendimin me te sigurt ndaj problemit te plehrave - thote Mato. Sipas tij ky vendim eshte marre pa u konsultuar me shoqerine civile.
Ne kete rast nuk kemi pare nje bashkepunim me shoqerine civile. Perkundrazi ne rastin e hartimit te projektligjit Mbi Vleresimin e Ndikimit ne mjedis shoqeri civile ka qene aktive shpjegon Mato gje qe nuk u vu re ne kete vendim.
Nje nga pikat ku ia vlen te ndalesh gjate eshte lista e mbetjeve urbane qe do te importohen ne vendin tone. Nje lise qe sipas ekologjistit do te ishte mire te shoqerohej me nje sere masash te rrepta kontrolli. Kjo liste mbetjesh duhet te forcohet me masa te rrepta kontrolli per te mos deformuar tregun - shprehet Mato. Sipas tij lista e mbetjeve qe do te hyjne ne vendin tone duhet te perforcohet me akte ligjore te cilat nuk do te lejojne nje keq menaxhim te mbeturinave ne vendin tone.
Shoqeria civile dhe organizatat e tjera mjedisore ne Shqiperi e kane shprehur qendrimin e tyre ne lidhje me importin e mbetjeve kohe me pare se te merrej ky vendim. Ne vitin 2004 ato kane kundershtuar me force duke anuluar vendimin e Qeverise se atehershme per importimin e mbetjeve.
Sipas tyre eshte e pafalshme mungesa e transparences se qeverise ne miratimin e ketij vendimi diteve te sotme. Perfaqesues te OJF-ve shprehen se nese vendimi nuk rivleresohet ne kuader te ligjit te ri te menaxhimit te mbetjeve i cili ende nuk eshte miratuar jo vetem qe do te sjelle deme te medha mjedisore por do te krijoje probleme te medha ne menaxhimin e duhur te mbetjeve urbane dhe ne pergjithesi ne ekonomine shqiptare.
Rinia aktive Vendim antishqiptar
Kunder vendimit te qeverise per miratimin e listave te mbetjeve qe lejohen te importohen ne vendin tone per qellime perdorimi riciklimi dhe perpunimi eshte shprehur edhe forumi rinia aktive. Kreu i ketij forumi Dritan Broka e ka cilesuar vendimin si antishqiptar.
Ky vendim e con vendin ne nje katastrofe te vertete mjedisore. Raportet e fundit flasim per nje ndotje te Shqiperise nje perqindje disa here me e larte se normat e lejuara ne vendet e Bashkimit Evropian po nese te gjitha mbetjet do te importohen ketu e ka pyetur ndonjehere qeveria veten se sa here do te rritet kjo perqindje - eshte shprehur Broka. Forumi rinor i ka lene nje jave kohe ne dispozicion qeverise per te terhequr vendimin. Ne rast te kunder ky forum ka deklaruar se do te ndjeke te gjitha rruget ligjore dhe demokratike qe ky vendim te cfuqizohet ose mos zbatohet.
Mbetjet qe do te importohen lista permban gjithcka
Lista e mbetjeve qe do te importohen ne vendin tone me qellim perpunimin dhe riciklimin permban nje numer te madh elementesh. Ashtu sic e kerkon edhe vendimi i sapo marre i qeverise mbetjet jane te ndara ne dy grupe kryesore mbetjet e listes se gjelber dhe mbetjet qe plotesojne kushtet e Konventes se Bazelit. Ne terma teknike emrat e mbetjeve qe do te vijne ne vendin tone kane te bejne me aliazhet e metaleve ne trajte metalike jo te shperbere mbetje me permbajtje metali te dala nga shkrirja ngurtesimi dhe rafinimi i metaleve mbetje qe permbajne metale si dhe mbetje qe permbajne perberes inorganik te cilet mund te permbajne metale dhe materiale inorganike.
Kjo liste e pjesshme e asaj cka do te vije te perpunohet ne vendin tone mund te imagjinohet si nje grumbull hekurash. Por ajo cka nuk mund te imagjinohet jane efektet qe mund te vijne nga perpunimi i materialeve qe nuk i perkasin kategorive te tilla por qe ndoshta do te marrin lejen per tu ricikluar si te tilla. Nje sy i zakonshem sigurisht qe nuk mund te beje dallimin mes asaj cka permban lista e gjelber dhe lista e konventes se Bazelit pasi termat e perdorur jane teper teknike dhe per me teper duket se permbajne gjithcka.
Aty jane listuar mbetje organike dhe inorganike qelq dru qeramike plastike mbetje te industrise agro-ushqimore mbetje ujore mbetje te nje numri te madh metalesh mbetje nga krehja e leshit apo prej qimeve te holla te kafsheve mbetje te qimeve te ashpra te kafsheve mbetje pambuku perfshire mbetje fijesh dhe fije te terhequra prej pelhurave madje deri te floket e njerezve te papunuara te lara ose jo.