E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libri qe donte Martini

Francesco Altimari e njohu Martin Camajn si nje shkrimtar qe e dashuronte librin edhe ne nje forme tjeter si objekt te cmuar material qe duhet te flase qe ne momentin qe e prek me dore


Gegerishtja dhe arberishtja ne vepren e Camajt jane ligjerime qe vijne nga kerkimet e tij albanologjike dhe te historise se gjuhes. Se si ndikon tipi i ligjerimit gegerisht dhe atmosfera arkaike e mesjetare si ne rastin e romanit Karpa botuar ne Grottaferrata me 1987 edhe ne estetiken e prezantimit te vepres eshte nje nga elementet qe ve ne dukje prof. Francesco Altimari nje nga njerezit qe ka kontribuar per botimin e plote akademik dhe filologjik te vepres se Martin Camajt 1925-1994 prezantimi i se ciles u be me ceremoni te madhe me 15 tetor ne Tirane.


Profesori i Gjuhes dhe i Letersise shqipe ne Universitetin e Kalbarise Francesco Altimari i cili ndodhet ne Tirane per nje konference mbi identitetin kulturor dhe identitetin letrar ne kuader te javes se kultures kalabreze ka pasur nje pervoje me Camajn me rastin e botimit te romanit Karpa.


Prof. Altimari sot kemi nje veper qe ka nisur te shkruhet me viteve pesedhjete te shekullit te kaluar nje veper e cila nuk ka komunikuar me lexuesin. A ka evoluar leximi i letersise se Camajt
Kemi botimin e plote te vepres letrare te nje autori jeta krijuese e te cilit ska qene aspak e lehte. Jane vepra qe i perkasin fazave te ndryshme te jetes se Camaj qe shprehin vizione te ndryshme. Kemi pasur mundesine te botojme edhe vepren e tij te fundit Kandili argjandit te cilen ma kish dorezuar mua dhe kolegut Anton Berisha. E kemi botuar ne Kozenca pak para vdekjes se autorit. Dhe pas kesaj pas vdekjes monografine per Shen Konstandinin arberesh qe ishte punimi i tij i fundit albanologjik.
Pervec ketij monumenti qe i behet sot ketu Camajt mendoj se i duhet bere nje monument tjeter qe ka te beje me gjithe aktivitetin me spekter te gjere ne fushen e albanologjise per dialektologjine arbereshe dhe per historine e gjuhes shqipe.


Pervoja e albanologut te shkrimtari si ka ndikuar
Mund te them se si shkrimtar ai perfitoi nga kjo pervoje e madhe albanologu e kerkuesi prandaj cdo fjale qe ai pati mundesi e perdori ne letersi me nje denduri stilistike te vecante. Prandaj eshe nje veper nga ana letrare jo e lehte. Camaj eshte nje shkrimtar jo i lehte eshte i veshtire sic mund te jete nje shkrimtar i vertete jo lehtesisht komunikues.



Atehere mbetemi serish tek pyetje si ka ndryshuar perceptimi i vepres letrare te Camajt per shembull poezia e tij
Tek letersia e Camajt gjen nje lidhje te dyfishte se pari me nje hermetizem qe vjen nga poezia gojore dhe me hermetizmin si rryme letrare. Ne Rome ai pati nje pedagog te vecante si profesor te italishtes Giuseppe Ungaretti.
Vepra e tij letrare pershkon shume faza te kalimit te modernitetit ne letersi dhe pjeserisht dhe ne fund te postmodernitetit. Jane faza te ndryshme te historise letrare evropiane qe ai pasqyron ne kete veper. Megjithate ai ka lidhje te forte me ato qe jane aspekte tradicionale te letersise gojore shqiptare dhe letersise qe njohu permes dhe arberesheve. Nuk eshte e rastit se si vepra e tij u lidh me kete tradite me traditen arbereshe duke perdorur motive edhe elemente stilistike leksikore qe merrte nga letersia qofte e shkruar qofte nga letersia gojore arbereshe. Ka qene me te vertete nje lidhje e ngushte e Camajt me boten arbereshe sepse ai i kushtonte kesaj bote. Ai cdo vit vinte ne krahinat arbereshe te Italise.


Ju e keni njohur nga afer
Po po ishte mik familjar dhe mik i ngushte i mjeshtrit tim akademik i ndjeri Francesco Solano. Ishin te dy albanologe. Te dy kane shkuar me 1962 ne Luverne ne Kongresin e Pare te Dialektologjise Boterore. Kishin qene nga figurat e pakta shqiptare qe kane marre pjese ne kete kongres.


Si ishte personi i tij
Njeri shume i bute me gjithe problemet e medha qe kishte sepse ndihej pak i vecuar. Pata fatin qe per dy muaj te shkoja me nje burse studimore ne Universitetin e Mynihut per te bere disa kerkime me Camajn. Preokupimi i tij ishte si perceptohej mesazhi i tij letrar ne boten shqiptare nje bote qe e ai e kishte marre me vete. Per te nuk ishte problemi i censures ne Shqiperi ku vepra e tij ishte e ndaluar. Ishte i sigurt se nje veper e nje shkrimtari nuk mund te censurohet nga asnje regjim sepse eshte rendesia dhe epersia e fjales se lire qe ngrihet mbi censurat e cdollojshme.



Ai vuan fatin e disa poeteve te rendesishem te tradites shqipe qe jane pak ose aspak te perkthyer.
Jo nga kjo ane duhet kujtuar nje veper qe eshte bere me parathenien e prof. Guzzetta-s dekan i albanologeve ne Itali ne Palermo me perkthimin e mjeshtrit tim prof. Solano nje vellim poetik qe per italishten eshte nje mrekulli. Nje zgjedhje antologjike te poezive me te mira te Camajt.
Por edhe ketu duhet te nenvizojme se edhe ne Amerike eshte botuar dhe ne boten gjermane. Natyrisht kuptojme se ajo qe beri ishte jashte mundesive te nje shkrimtari te madh si ai. Edhe kaq sa permendem realizohej fale lidhjeve direkte qe ai kishte me albanologe nuk kishte mbeshtetjen e industrive kulturore. Sot shkrimtaret jetojne ne nje dimension tjeter. Kane ndihmen e industrise kulturore. Ai ate qe bente e botonte me vullnetin e vet dhe me shpenzimet e veta.


Kishte nje pasion te tille ndaj letrave qe arrinte qe mesazhin letrar te mos ta botonte ne libra te cfaredollojshem. Ai insistonte qe te kishte bukurine estetike qe ti bashkonte keto vlera letrare ne nje botim te mire. Prandaj u kenaqa kur pashe formatin editorial qe i ka dhene botuesi i Onufrit vepres se plote.
Me te vertete per ate kishte rendesi qe mesazhi letrar duhej te ishte brenda nje mesazhi estetik. Prandaj cdo veper kishte nje portret nje vizatim te nje artisti te madh. Nje shkrimtar si ai kerkonte qe vepra te prezantohej duke kombinuar vlerat artistike letrare me ato vizuale.


Dua tju kujtoj nje ngjarje qe ndodhi kur botoi vepren Karpa. Romani eshte ambientuar ne mesjete. Ne kohen kur do te botohej ky liber ne Itali flitej shume dhe per keto vepra mesjetare. Flitej sidomos per Emrin e trendafilit te Ecos. Ai insistoi qe kjo veper te kishte nje lidhje te vecante. Dergoi 200 kopje - u bera ndermjetes - ne abacine e Grotaferratta-s ku ka murgj arbereshe ne ritin ortodoks abaci e njohur boterisht sepse ka qene laborator i librit te lashte te njohur jo vetem ne Itali. Nder te tjeret aty eshte restauruar Kodi Atlantik i Leonardos. E pra Martini insistoi qe Karpa te kishte nje lidhje te vecante me lekure te jepte ngjyren mesjetare te ketij romani...



Ju keni nje kopje
Patjeter e ruaj me shume xhelozi. Ishte nje dhurate per miqte e tij te rralle. Kjo tregon edhe dashurine e tij per letersine per fjalen. Prandaj ju thashe qe ishte nje adhurues i fjales shqipe. Kete e shpreh qofte ne versantin albanologjik dhe ate qe merrte nga versanti albanologjik e derdhte edhe ne letersi duke perfituar nga kjo pervoje. Sepse per zanat Martin Camaj ishte albanologjik por ishte letrar per pasion.

Cilen veper te preferuar keni nga Camaj
Kam lidhje te vecante me romanin Rrathe.



Per cfare arsyesh
shte dicka e nderlikuar per ta shpjeguar me pak fjale. Rrathet jane kufizimet qe i behen njeriut nga shoqerite e erreta qe ne nje menyre nenkuptojne ose mund ti krahasosh me regjimet shtypese te shprehur ne roman me simbole si rrathet e ujit te zjarrit. Isha student kur nisa te perkthej me disa kolege gjermane disa kapitujve te ketij romani. Kushedi kur do ta mbaroj.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›