Rreziku per statusin e vendit kandidat ne BE Berisha i shmanget pyetjes

Kryeministri nuk komenton paralajmerimin e Fyles dhe largimin e deputeteve Prifti-Sterkaj
TIRAN - Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha nuk ka preferuar te komentoje largimin e Dritan Priftit dhe Paulin Sterkajt nga mazhoranca dhe rrezikun per mosmarrjen e statusit te vendit kandidat. Ne komunikimin e djeshem me mediat kreu i mazhorances ndonese ka pranuar te jape pergjigje per disa pyetje per disa te tjera nuk ka vepruar ne te njejten menyre. I pyetur nese ka ndonje koment per largimin e zotit Dritan Prifti dhe Paulin Sterkaj nga mazhoranca dhe akuzat e tyre ai tha se po flet per suksese ekonomike boterore.
Problemi eshte i thjeshte hiqini syzet e thashethemnajes mediatike dhe shihni projektoret e realitetit. Ndersa pyetjes se a eshte e forte mazhoranca me dy deputete me pak kryeministrin siguron se eshte absolutisht me e forte se asnjehere. Dhe kjo mazhorance ju garantoj se brenda nje kohe shume te shkurter realizon premtimin e saj me te madh te ketij 4-vjecari realizon levizjen e lire te shqiptareve. Kjo mazhorance beri qe me reformat e veta ti jape ekonomise shqiptare impaktin zhvillimin me te madh ne tere historine e saj. Kjo mazhorance eshte mazhorance e integrimit dhe e suksesit - u shpreh Berisha.
Per sa i perket pyetjes se nga takimi i fundit qe ka pasur komisioneri Fyle me ministrin e Puneve te Jashtme Haxhinasto eshte lene te kuptohet se Shqiperia rrezikon statusin e vendit kandidat dhe a e prish kjo festen e madhe qe perfaqeson liberalizimi i vizave kreu i mazhorances nuk ka preferuar te pergjigjet madje ai ka theksuar serish liberalizimin e vizave. Asgje nuk mund te prishe aktin madhor historik te shumepritur prej shekujsh nga shqiptaret. Ky akt eshte kurora me e shndritur e perpjekjeve te shqiptareve per integrimin ne BE.
Ata te cilet duan te mbeten zemerthyer nga ky akt dhe qe sapo moren vesh se po behej shpallen protesta une i ftoj qe te gezohen. Po ju them se vizat jane nje nga arritjet me madhore te shqiptareve qe nga pavaresia e tyre. Vizat jane misherim i asaj qe projektonte Sami Frasheri. Vizat jane nje rivendosje e plote e dinjitetit te qytetareve shqiptare ne raport me lirite evropiane. Pas ketij akti liria shqiptare behet liri evropiane - u shpreh Berisha duke mos iu pergjigjur interesimit te medias.