Impotenca prek të rinjtë, mjekët: Një nga shkaqet kequshqyerja

Impotenca seksuale nuk po prek më vetëm të moshuarit por edhe moshat e reja. Sipas të dhënave të fundit, 13% e çifteve pa famijë kanë si shkak sterilitetin e partnerit. Ndërsa në studimet e bëra në Europë ku përfshijnë edhe Shqipërinë nga 10 meshkuj, 1 është impotent. Shkaqet emocionale mendohej të ishin të parat, ndërsa mjekët sot argumentojnë që impotenca vjen si pasojë e mbipeshës, kequshqyerjes, kolesterolit, stresit dhe abuzimit që bëjnë meshkujt me alkoolin duhanin e drogat. Përveç kësaj andrologu Evin Dani thotë se në këtë impotencë deri në sterilitet ndikon edhe konsumimi i mishit të bagëtive, kur këtyre u bëhen injeksione për shtim të peshës.
E vetmja mënyrë e parandalimit të impotencës apo sterilitetit është vizita që duhet të bëjnë meshkujt që në moshën e pubertetit.
Mjekët u bëjnë apel meshkujve t`i drejtohen andrologut që në shenjat e para, pasi ekzistojnë medikamente që përmirësojnë gjendjen shëndetësore, duke ndikuar kështu edhe zgjidhjen e një sërë konflikteve në çift, që vijnë si pasojë e kësaj patologjie.