E Shtunë, 31 Tetor 2026

Selami Xhepa: Jam i dëshpëruar për gjendjen në Bulqizë. Aty është bërë si në Perëndimin e Largët

Share

Deputeti demokrat, Selami Xhepa, mendon se pas zgjedhjes së Presidentit mund të jetë koha e përshtatshme për të bërë një rifreskim të kabinetit qeveritar. Pse rritja ekonomike është në rënie dhe çfarë po ndodh me minierën e kromit

Nga Renato Kalemi

Revista Klan

Procesi i zgjedhjes së Presidentit mund të jetë një pikë kruciale për politikën shqiptare. Jo vetëm pse do të njohim emrin e Kreut të ri të Shtetit, porse ka nga ata zëra që besojnë se pas kësaj mund të jetë koha e përshtatshme për të rifreskuar qeverinë. Selami Xhepa, deputet i Partisë Demokratike, është i qartë kur thotë se ky mund të jetë momenti më i përshtatshëm për të ndryshuar diçka në kabinetin qeveritar. Në këtë intervistë për Klan, ai thotë se momenti i zgjedhjes së Presidentit do të jetë koha e përshtatshme për të reflektuar për ndryshimet e mundshme, por gjithmonë duke pasur si objektiv dhënien e shtysës reformave më të rëndësishme për vendin. Besoj se arritjet e qeverisë gjatë këtyre tre viteve kanë patur sfida më të mëdha në raport me mandatin e parë. Sidoqoftë, në kushtet e një normaliteti, qoftë të brendshëm apo të jashtëm, axhenda politike e qeverisë mund të kishte qenë më angazhuese dhe ambicioze, shprehet ai, duke veçuar se klima e brendshme politike nuk ka qenë aspak ndihmuese për të realizuar reformat e nevojshme dhe përmbushur programin e qeverisë. Nga ana tjetër, ai përsërit se Partia Demokratike ka nevojë për një frymë demokratizuese, strukturat partiake kanë nevojë të jenë më të hapura dhe funksionale. Shpesh, PD-ja etiketohet si një parti e mbyllur, e ndoshta ka qenë kjo arsyeja pse disa figura si deputeti Gazmend Oketa apo ish deputeti Aleksandër Biberaj u larguan për të themeluar Frymën e Re Demokratike. Xhepa mendon se kjo është një zgjedhje individuale e tyre sepse eksponentë të ndryshëm të PD-së i kanë shfaqur gjithmonë mendimet e tyre. Një rëndësi të veçantë ai i kushton komentit mbi krizën ekonomike në rajon dhe efektet e saj në Shqipëri. Ai thotë se rritja ekonomike i ka ulur ritmet dhe pritet që ato të nisin ringritjen në vitin 2013, për të kapur më pas një nivel të kënaqshëm në vitin 2015.

- Zoti Xhepa, rreth dy muaj më parë ju keni qenë një nga zërat e vetëm brenda PD-së, kur keni shprehur nevojën për ndryshime në qeveri, për të sjellë një frymë të re në kabinet. I prisni ende këto ndryshime dhe pse janë të nevojshme tani?

Momenti i zgjedhjes së Presidentit të Republikës do të jetë një çast i përshtatshëm për të reflektuar mbi ndryshimet e mundshme, duke pasur si objektiv kryesor përmirësimin e veprimtarisë në sektorë të caktuar dhe për ti dhënë një lloj shtytje të re reformave. Ato përbëjnë një element të rëndësishëm edhe në garën politike që do të zhvillohet në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2013. Gjykoj se është një moment i përshtatshëm, besoj i mirëpritur edhe nga publiku, për të kryer rifreskime në administratën e lartë. Ka një sërë çështjesh që lidhen me sfidën e luftës ndaj korrupsionit për funksionimin e shtetit ligjor, të cilat përbëjnë një motiv të rëndësishëm për të pasur një mobilizim më dinamik ndaj tyre.

- Kanë kaluar tre vite nga zgjedhjet e 2009-ës, ndërkohë qeverisë i ka mbetur ende një vit për të realizuar premtimet e saj. Jeni i kënaqur me atë se çfarë është bërë? Duhej bërë më shumë?

Zbatimi i programit të qeverisë në këtë mandat ka arritje pozitive. Kam parasysh se konteksti i zhvillimeve globale ka qenë shumë armiqësor, ku kriza financiare ka dhënë efektet e saj. Mandej, klima e brendshme politike ka qenë aspak ndihmuese. Bojkoti i Parlamentit nga opozita, pa përmendur edhe aktet e dhunës në periudha të caktuara, kanë pasur gjithashtu efektet e tyre. Por, besoj se arritjet e qeverisë gjatë këtyre tre viteve kanë patur sfida më të mëdha në raport me mandatin e parë. Sidoqoftë, në kushtet e një normaliteti, qoftë të brendshëm apo të jashtëm, axhenda politike e qeverisë mund të kishte qenë më angazhuese dhe ambicioze.

- Gjithashtu, ju jeni shprehur se demokratizimi brenda PD-së është i pamjaftueshëm. Çkeni dashur të thoni me këtë?

Strukturat politike partiake kanë nevojë të jenë më të hapura dhe funksionale. Ato duhet të kenë mekanizma më të plota në vjeljen e mendimit nga baza politike, por edhe nga të gjitha strukturat e tjera të piramidës partiake, në mënyrë që të ruhet kohezioni brenda partisë. Kur ka mekanizma funksionalë që thithin mendimin, përfshirë edhe atë ndryshe, besoj se edhe proceset politike do të ishin më pak konfliktuale dhe gjithëpërfshirëse.

- Ndërkaq, z. Oketa dhe z. Biberaj, dy ish deputetë të PD-së, kanë shpallur publikisht partinë FRD. Si e shihni këtë lëvizje? A ka të bëjë largimi i tyre nga selia blu, me mungesën e demokratizimit në parti?

Mendoj se kjo është një zgjedhje individuale e tyre. Eksponentë të ndryshëm të Partisë Demokratike sigurisht që i kanë shfaqur mendimet e tyre, por ky forum i debatit duhet të kryhet fillimisht brenda forcës politike, dhe jo jashtë saj. Forumi i parë për të folur është ai brenda partisë.

- Le të vijmë në një çështje të nxehtë siç është ajo e Presidentit. Nëse ai nuk arrin të zgjidhet në pesë raundet e parashikuara, vendi do të kalonte në zgjedhje të parakohshme. A i trembet PD-ja kësaj?

Jemi në procesin e hartimit të reformës elektorale dhe nuk gjykoj se forcat politike janë të përgatitura për këtë moment. Por, sidoqoftë nëse pesë raundet do të dështonin, atëherë zgjedhjet e parakohshme do të ishin të pashmangshme. Në demokraci ato janë gjithmonë të pasigurta, por edhe të pashmangshme. Janë mjeti kryesor nëpërmjet të cilit qytetarët mund të zgjedhin programet dhe alternativat, sipas gjykimit të tyre. Gjykoj se edhe PD-ja ka mundësi të paraqesë në zgjedhje një bilanc punësh dhe veprash të kryera, por edhe një program reformash politike dhe ekonomike, të cilat do ta ngjallin besimin e qytetarit.

- Duket se kriza financiare e vendeve rreth e rrotull Shqipërisë, si Greqia dhe Italia, tregon se edhe ne jemi të kërcënuar. Ju jeni shprehur se viti 2012 mund të jetë një vit i vështirë për ekonominë shqiptare. Pse mendoni kështu?

Një sërë treguesish po dëshmojnë se efektet e krizës ekonomike kanë qenë më të fuqishme. Qoftë treguesit fiskalë apo tregues të tjerë të kërkesës ekonomike kanë sjellë prova që e mbështesin këtë tezë. Së dyti, një studim i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) konfirmon gjithashtu, se gati 60 për qind e qytetarëve i kanë ndjerë efektet negative të krizës. Zhvillimet në tregjet e çmimeve globale, tregjet e mallrave ushqimore dhe energjitike kanë vijuar të shfaqin efekte negative mbi fuqinë blerëse të qytetarëve, veçanërisht të atyre grupeve me të ardhura më të ulëta ekonomike.

Këta faktorë konve

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›