E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shvrgovski: Kemi dëshmi të sigurta për të ndaluarit e “Mostër”

Prokurori i përgjithshëm i Maqedonisë, Lubço Shvrgovski ka deklaruar sot se posedojnë dëshmi të sigurta se grupi i ndaluar në operacionin “Monstër” kanë kryer dhe ndihmuar në vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit.
 

“Procedurën hetimore ne e bazojmë në dëshmi të sigurta që japin shkallën e lartë të dyshimit se janë pikërisht ata persona që i ndërlidhim me ngjarjen që ndodhi në Liqenin e Smilkovcit. Kemi pasur edhe masa të posaçme hetimore në pjesën e përgjimit dhe ato janë legjitime dhe janë dhënë pas urdhrit të lëshuar nga gjykatësi hetues. Këto shënime audio po ndihmojnë në udhëheqjen e hetimeve dhe ndërtimit të tezës sonë se personat që po akuzojmë në të bazë të dëshmive që kemi janë ata që kanë kryer dhe kanë ndihmuar në veprën penale”, deklaroi kryeprokurori Shvrgovski.
 

Ai ka kritikuar protestat e fundit, duke theksuar se institucionet hetimore duhet të lejohen të kryejnë hetimet lidhur me aksionin “Monstër”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›