E Shtunë, 31 Tetor 2026

Improvizoi vrasjen e te atit arrestohet djali

Policia ka vene ne pranga pas 15 muajsh hetimesh 21-vjecarin Shkelzen Biba ndersa po vijojne kerkimet per bashkepunetoret e tij ne vrasjen e Lek Bibes me 28 dhjetor te vitit 2009. Biznesi dyshohet si shkak i vrasjes.


Vrau te atin 15 muaj me pare ndersa improvizoi nje vrasje nga persona te trete duke e paraqitur veten si viktime. Vetem dje policia ka mundur te vere ne pranga shtetasin Shkelzen Biba i akuzuar se ne bashekpunim me persona te tjere ende te paidentifikuar nga hetimet e deritanishme ka vrare babane e tij Lek Biba me te cilin kishin nje biznes ne Tirane.


Policia njoftoi se 21-vjecari eshte vene ne pranga vetem dje dhe akuzohet per vrasje me paramendim ne bashkepunim nderkohe qe hetimet vijojne per te bere te mundur ndertimin e plote te ngjarjes se ndodhur ne dhjetor te vitit 2009.


Ngjarja


Me 28 dhjetor te vitit 2009 Lek Biba dhe i biri Shkelzeni pas nje vizite te te afermit e tyre ne Lezhe jane nisur per ne banesen e tyre ne Tirane. Sipas deshmise se dhene nga 21-vjecari ne polici qe ne momentin qe ata jane nisur dhe deri ne momentin qe kane qene mbi uren e Matit i ka ndjekur nje makine e cila mbi ure u ka prere rrugen duke u dale perpara.


Ne kete kohe disa persona kane dale nga makina dhe i jane drejtuar Leke Bibes nderkohe qe Shkelzeni ka mundur te shpetoje duke u hedhur ne uje dhe duke bere denoncimin ne postbllokun e pare qe i ka dale perpara. Atje ai eshte shprehur se nuk ka mundur ta shpetoje te atin dhe se mezi ka arritur te largohet dhe te denoncoje rastin

.
Nga ana e policise u gjet trupi i Lek Bibes ne ujerat e Matit nderkohe qe prane ndodhej edhe automjeti i tij me targa Tirane. Fillimisht policia dyshoi ne deshmine e dhene nga djaloshi por me pas gjithcka u zhvendos ne pisten e ndonje konflikti lidhur me biznesin pasi edhe vete djali ksihte deklaruar se i ati kishte pasur probleme ne kete drejtim.
Hetimi


Por pas hetimesh prej 15 muajsh eshte arritur vetem ne gjurmet e djaloshit i cili ne kohen e ngjarjes ishte bashke me te atin. Ne dhjetor te 2009-s policia deklaroi se 45-vjecari eshte vrare me mjete te forta prane ures mbi lumin Mat ndersa trupi i pajete u gjet ne ujerat e lumit Mat.


Sipas policise viktima u identifikua si Leke Gjon Biba. Dhe u gjet vetem pak metra larg automjetit me targa TR 6898 F me te cilin udhetonte. Ndersa dje u prangos shtetasi Shkelzen Biba 21 vjec lindur ne fshatin Kashnjet te Komunes Ungrej te Lezhes dhe banues ne lagjen Kongresi i Permetit Tirane.


Burime policore sqarojne se ndalimi i tij u be pasi nga hetimet e bera dyshohet se ky shtetas ne bashkepunim me persona te tjere ende te paidentifikuar ka bere vrasjen e shtetasit Lek Biba. Dyshohet se shkak per vrasjen me te atin mund te kete qene edhe biznesi i perbashket qe kishin.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›