E Shtunë, 31 Tetor 2026

Listat e zgjedhesve te vihen ne dispozicion te partive

Konstitucionalisti Niazi Jaho ka pohuar dje se njesite e qeverisjes Vendore e kane detyrim qe tu japin subjekteve zgjedhore listat e zgjedhesve sipas Kodit Zgjedhor.


Ne nje interviste per gazeten Shekulli juristi thekson se kryetari i njesise se qeverisjes vendore eshte i detyruar te vere ne dispozicion te subjektit zgjedhor sipas kerkeses se tij listat e zgjedhesve dhe e njejta procedure duhet te ndiqet edhe nga Drejtoria e Pergjithshme e Gjendjes Civile. Kjo e fundit eshte e detyruar qe tu jape subjekteve politike ne cdo kohe listen e zgjedhesve madje edhe nje kopje te regjistrit elektronik.


Perfaqesues te Partise Socialiste ditet e fundit kane shprehur shqetesimin se disponojne fakte per manipulime ne listat e zgjedhesve dhe per kete bejne pergjegjes Drejtorine e Pergjithshme te Gjendjes Civile.


Cili eshte kendveshtrimi juaj ne aspektin ligjor


Jo vetem subjektet zgjedhore por cdo person qe disponon te dhena per veprime te qellimshme domethene per falsifikimin me listat e zgjedhesve jo vetem duhet te reagoje por edhe te denoncoje ato ne organet kompetente. Ku me shume dhe ku me pak verejtje dhe shqetesime per listat e zgjedhesve ka pasur ne te gjitha zgjedhjet edhe ne ato te kaluarat te 28 qershorit 2009.


Prandaj ne Rekomandimin NR 12 te Raportit te OSBE/ODIHR-it thuhet Si shumica parlamentare ashtu edhe opozita duhet te konsultohen ne kete proces per te siguruar transparence per te trajtuar mangesite qe mbeten dhe per te parandaluar qe regjistri civil dhe regjistri i zgjedhesve te behen perseri nje ceshtje politike dhe fushate.


Me siper thate se ka pergjegjesi per ata qe shkelin ligjin dhe kryejne veprim manipulimi. fare parashikohet ne ligj


Sipas nenit 168 te Kodit Zgjedhor per shkeljen e dispozitave te ketij Kodi mbajne pergjegjesi penale sipas legjislacionit ne fuqi anetaret e komisioneve zgjedhore dhe nepunesit e administrates publike me sherbim te ketyre komisioneve per cdo shkelje te dispozitave te ketij Kodi domethene edhe per veprimet e kunderligjshme qe mund te kryhen ne listat e zgjedhesve.


Kjo pergjegjesi konkretizohet ne nenin 171 pika 4 te Kodit ku thuhet Personat e ngarkuar nga ky ligj me pergatitjen dhe miratimin e listave te zgjedhesve kur perfshijne ne keto lista te dhena te rreme ose kur lene pa perfshire zgjedhes pergjigjen penalisht ne baze te nenit 186 te Kodit Penal. Ne nenin 186 te Kodit Penal behet fjale per falsifikim te dokumenteve ku perfshihen denime me burgim deri ne tre vjet dhe deri ne shtate vjet vec gjobes.


Te denueshme sipas Kodit Zgjedhor jane gjithashtu edhe veprimet qe kane te bejne me mosperfshirjen me dashje ne listat e zgjedhesve te personave qe kane te drejten e zgjedhjes ose regjistrimi me dashje ne to i personave qe nuk e kane kete te drejte.


Pas shpalljes se listave paraprake te zgjedhesve dhe perfundimit te ketij afati a mund te behen ndryshime ne keto lista


Gjate fazes qe listat paraprake te zgjedhesve vazhdojne te jene te shpallura zgjedhesit njihen me to.


Kur konstatojne se ne to ka gabime dhe pasaktesi i drejtohen me kerkese njesise se qeverisjes perkatese vendore per ndryshimin e tyre. Kerkesa per ndryshimin behet nga vete zgjedhesi ose ne mungese te tij nga nje pjesetar i trungut te tij familjar. Kerkesat per ndryshime ne listen paraprake te zgjedhesve nuk mund te paraqiten me vone se 60 dite para dates se zgjedhjeve.


Po ne rast se zgjedhesi ka vdekur ose ka humbur te drejten per te zgjedhur si veprohet


Ne keto raste kerkesa mund te behet edhe nga persona te trete. Vlen te permendet se kur rezulton se zgjedhesi eshte regjistruar ne me shume se nje liste ose nuk eshte shtetas shqiptar ndryshimi ne listat paraprake te zgjedhesve behet kryesisht edhe nga kryetari i njesise se qeverisjes vendore mbi bazen e informacionit te marre nga Drejtoria e Pergjithshme e Gjendjes Civile.


Po me kerkesen e Drejtorise se Pergjithshme te Gjendjes Civile a mund te behen ndryshime ne listat paraprake


Po mund te behen kur zgjedhesit jane perfshire ne listat e zgjedhesve te institucioneve te posacme dhe ne perputhje me nenin 52 te Kodit Zgjedhor eshte kerkuar heqja e tyre nga lista e zgjedhesve te vendbanimit ose kur zgjedhesit jane perfshire ne listat e zgjedhesve ne repartet e forcave te armatosura dhe forcave te Rendit ne perputhje me nenin 60 te Kodit eshte kerkuar heqja e tyre nga lista e zgjedhesve te vendbanimit ose kur zgjedhesit jane perfshire nga lista e votimit ne me shume se nje qender votimi. Ne nje rast te tille zgjedhesi ne zgjedhjet e organeve te qeverisjes vendore voton ne zonen e qendres se votimit te vendbanimit te tij.


Per raste te tjera ne Kodin Zgjedhor nuk behet fjale me perjashtim te rastit kur zgjedhesit i eshte refuzuar nga kryetari i njesise se qeverisjes vendore kerkese per ndryshimin ne listen paraprake te zgjedhesve dhe ai i eshte drejtuar gjykates. Nese kerkesa pranohet kryetari i qeverisjes se njesive perkatese te qeverisjes vendore eshte i detyruar te zbatoje kete vendim.


Faza e shpalljes se listave paraprake te zgjedhesve ka perfunduar. A keni ndonje mendim apo verejtje per kohen qe ato kane vazhduar te jene te shpallura


Ndonje gje konkrete nuk kam. Po mund te them se lidhur me ecurine apo problemet e konstatuara ne kete faze nuk di te jete dhene. Por sipas disa sondazheve te pjesshme jo te gjitha njesite e qeverisjes vendore kane respektuar afatin e shpalljes se tyre.


Por e keqja eshte se ne nje mase te konsiderueshme nuk eshte zbatuar neni 50 i Kodit Zgjedhor qe detyron kryetaret e njesive te qeverisjes vendore qe te njoftojne me shkrim zgjedhesit ne banesen e tyre se ne cilen qender votimi do te votojne.


Nese do ti shtohej kesaj shkeljeje ligjore edhe mungesa thuajse e plote e sensibilizimit te zgjedhesve per te ngjallur apo nxitur interesin e tyre per tu njohur me keto lista nuk perjashtohet mundesia qe mungesa dhe pasaktesi te kete edhe nje listat perfundimtare te zgjedhesve qe duhen te shpallen jo me vone se 25 dite perpara dates se zgjedhjeve Neni 54 pika 2 germa a te Kodit Zgjedhor


Ne raste te tilla si duhet vepruar


Kur zgjedhesi veren mendoj se vete zgjedhesi duhet te tregoje interes te vecante per tu njohur me listat perfundimtare se nuk eshte i regjistruar ne listen e zgjedhesve e vetmja rruge eshte ti drejtohet gjykates dhe jo njesive te qeverisjes vendore. Nese kerkesa e tij do te pranohet nga gjykata zgjedhesi mund te votoje me kete vendim gjyqesor edhe pse emri i tij nuk figuron ne listen e zgjedhesve.


Cili organ e harton listen perfundimtare te zgjedhesve


Sipas nenit 54 te Kodit Zgjedhor zyra e Gjendjes Civile nen autoritetin e kryetarit te njesive te qeverisjes vendore harton listen perfundimtare te zgjedhur per cdo zone votimi duke nxjerre nga te dhenat elektronike te Regjistrit Kombetar te Gjendjes Civile te njesive perkatese te gjithe shtetasit qe mbushin moshen 18 vjec ne daten e zhvillimit te zgjedhjeve.


Lista pasqyron ndryshimet ne perberesit zgjedhor ne baze te vendimeve administrative dhe te gjykatave per ndryshime ne listat paraprake sipas procedurave te nenit 52 te Kodit Zgjedhor qe permendem me lart.


Per transparence listat e zgjedhesve a duhet te njihen edhe nga partite politike


Jo thjesht per transparence por sipas nenit 57 te Kodit Zgjedhor kryetari i njesise se qeverisjes vendore eshte i detyruar te vere ne dispozicion te subjektit zgjedhor sipas kerkeses se tij listat e zgjedhesve.


Te njejtin detyrim e ka edhe Drejtoria e Pergjithshme e Gjendjes Civile madje subjektet zgjedhore me kerkesen e tyre mund te marrin nga Drejtoria e Pergjithshme e Gjendjes Civile nje kopje elektronike te listave te zgjedhesve ne shkalle vendi. Si ne rastin e pare edhe ne rastin e dyte kjo kerkese duhet te plotesohet brenda tre diteve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›