Pullat fiskale votohet shtrenjtimi i cigares dhe alkoolit
Parlamenti kalon mes debatesh ndryshimet ne ligjin e akcizave te cilat kane te bejne kryesisht me koncesionin pullave fiskale. Pjese e debatit ishte ajo qe prek me shume qytetaret rritja e cmimeve per mallrat e akcizes si cigaret dhe alkooli.
Gjate fjales se tij deputeti Erjon Brace paralajmeroi nje rritje te cmimeve edhe per ilacet nderkohe qe ceku faktin se cmimet e pullave qe aplikohen ne Shqiperi jane shume me te shtrenjta se ato te aplikuara nga e njejta kompani ne Kaliforni te SHBA-ve apo edhe ne Filipine.
mimi i shtrenjte i pullave ndikon direkt ne koston per mallrat e akcizes. mimi per 1 000 pulla cigare qe e njejta kompani prodhon ne Kaliforni eshte 4.7 dollare kurse ketu eshte 20 euro ne Filipine eshte 7 dollare dhe ketu 20 euro -tha Brace.
Ne pergjigje te kesaj Ministri i Financave Ridvan Bode theksoi se tregu i Kalifornise eshte me i madh se ai i Shqiperise dhe per kete arsye cmimet e aplikuara ketu jane me te shtrenjta. Opozita gjithnje kundershton sipermarrjet e qeverise. Te njejten gje presim edhe ne koncesionet e tjera. Kalifornia eshte tete here me e madhe se Shqiperia. Madhesia e tregut eshte nje elemente shume i rendesishem ne percaktimin e kontratave te koncesionit - tha Bode.
Pullat e reja pritet tu shiten me cmime me te shtrenjta kompanive te prodhimit apo atyre te importit kjo do te beje qe koston finale ta paguajne konsumatoret. Kur te bleje pullen e akcizes kompania prodhuese apo importuese do ta paguaje ate me cmimin e parashikuar ne ligj plus taksat.
Ne rastin e birres pritet qe kostoja e nje pulle akcize te jete 3.6 leke per nje shishe ose 10.8 leke per nje liter. Nderkohe nje pulle fiskale per paketat do te kushtoje rreth 3.3 leke.
Edhe pijet e tjera alkoolike do te kene rritje. Nje pulle akcize per pije alkoolike si rakia apo vera do te kushtoje minimumi 5.3 leke.
Krahas cmimit bizneset e kane pritur me rezerva kete koncesion. Sipas ndryshimeve te miratuara sot ne rastin e birres duhet qe prodhuesit te paguajne vleren e akcizes dhe me pas te fillojne procedurat per rimbursimin.
E njejta gje vlen edhe per mallrat e skaduara per te cilat paraprakisht duhet paguar akciza dhe me pas bizneset mund te kerkojne rimbursimin.