Impulset bllokojnë krizat e migrenës
Hera e parë ndodhi para pesë vitesh në Kanada. Një pacient vuante nga epilepsia (e pandjeshme ndaj ilaçeve) dhe në të njëjtën kohë edhe nga migrena. Neurologët, të drejtuar nga Mark Sadler, vendosën të përdornin VNS-në (Vagal nerve stimulation, pra stimulimi i nervit endacak), që kishte rezultuar efikas në format farmakorezistente që përfshinin rreth 30 për qind të pacientëve epileptikë. Në atë moment, epilepsia u përmirësua, por jo aq sa migrena, duke arritur nga tri kriza në muaj në tri çdo 13 muaj. Tani, rezultati i papritur është përsëritur. Disa neurologë të tjerë kanë përjetuar të njëjtën përvojë me një paciente 40-vjeçare që vuante nga depresioni farmakorezistent dhe migrena. Pacientja arriti të përballonte gjithçka me sukses, madje në këtë rast rezultatet ishin të paparashikueshme: iu përmirësua si depresioni, ashtu dhe migrena, aq sa rasti i saj do të paraqitet në kongresin kombëtar të Shoqatës Neurologjike mbi Kërkimet për Dhimbjen e Kokës. Ky është një rast i ngjashëm me atë të një pacienti evropian, ku migrena reagoi kundrejt nxitjes vagale, që në të vërtetë u përdor për të kuruar një depresion të pakurueshëm. Gjashtë muaj pas trajtimit, krizat që prej vitesh shfaqeshin çdo ditë, reaguan ndaj ilaçeve dhe kështu filluan të pakësoheshin.
"Një shpjegim mund të jetë i ashtuquajturi depresion. Migrena është një sëmundje kronike, ku dhimbja ndërthuret me paaftësinë dhe depresionin. Antidepresivët e kohëve të fundit kanë si funksion të ulin dhimbjet për të përmirësuar humorin, duke ndërprerë rrethin vicioz që ushqejnë dy shkaktuesit e kësaj gjendjeje", thotë një neurolog.
Në vitin 2005, Aleksander Mauskop, e përdori "off label" (jashtë të dhënave mbi të cilat ishte parashikuar) VNS-në drejt në migrenën kronike farmakorezistente, duke u kthyer kështu dy pacientëve ndjeshmërinë ndaj ilaçeve. Sipas një studimi që sapo është publikuar në revistën "Cephalalgia", sekreti i VNS-së qëndron në frekuencën e nxitjes, që mund të veprojë mbi neurone të ndryshme e si pasojë edhe mbi sëmundje të pangjashme. Epilepsia dhe migrena do të ndjenin frekuenca të ngjashme, ashtu siç ndiejnë ilaçet neuromodulatorë, të cilat, edhe pse me doza të ndryshme, veprojnë te të dyja patologjitë. Rrënja e përbashkët e të dyja sëmundjeve është "mbingacmueshmëria nervore", pra një tërheqje e tepruar e neuroneve. Në rast rezistence të provuar ndaj ilaçeve, VNS-ja bëhet edhe një mundësi terapeutike (përmirësimi i depresionit arrin deri në masën 48 për qind). Tashmë shumë neurologë evropianë janë duke përzgjedhur pacientë që vuajnë nga depresioni, e gjithashtu edhe nga migrena, me qëllim që pas terapisë të kenë mundësi t‘i përmirësojnë njëkohësisht shqetësimet e të dyja sëmundjeve. "Është thelbësore që pacientët të zgjidhen me kujdes dhe të jenë ndjekur të paktën një vit para trajtimit. Një situatë depresive ose ankthi kronik është terreni i duhur ku mund të zhvillohet një migrenë kronike, e cila nuk reagon as ndaj ilaçeve të profilizuara, duke e shtyrë kështu pacientin drejt një abuzimi farmakologjik. Nëse rezultati që kërkojmë do të konfirmohet, duhet t‘i kushtojmë të njëjtin kujdes edhe pacientëve që kanë një dhimbje koke paradreke e që janë trajtuar me Dbs, teknikë në të cilën kemi qenë pionierë dhe kemi një përvojë thuajse dhjetëvjeçare", përfundon neurologu.