Përralla nga globalizmi
Janë dhjetë fotografë që sjellin imazhet e fokusuara në vende të ndryshme të botës. Nga Afrika në Amerikën e Veriut apo në Azi mund të shohësh sesi perceptohet jeta në të njëjtën orë, apo si tretet perëndimi i diellit të shtunave.
Akinbode Akinbiyi, Ziyo Gafic (Grazia Neri), Philip Jones Griffiths (Magnum), Tim Hetherington (Network), Thomas Kern (Lookat), Bertien van Manen, Shehzad Noorani, Cristina Nuñez (Somos), Andreas Seibert (Lookat), Stephan Vanfleteren (Lookat) janë fotografët që na sjellin "përrallat" nga këto vende. Kjo ekspozitë e kuruar nga Daniel Schwartz do të ndalojë sot në Galerinë Kombëtare të Arteve si një bashkëpunim me zyrën zvicerane të bashkëpunimit në Shqipëri.
"Tales from a Globalizing World" hapet sot në orën 18:00 për të rrëfyer për publikun gjuhën e globalizmit. Në ceremoninë e përurimit do të jetë e pranishme edhe ambasadorja
zvicerane, H.E. Ms. Yvana Enzler. Në ekspozitë do të jenë punët më të zgjedhura të 10 fotografëve që ilustrojnë aspekte të globalizimit në Azi, Amerikën e Veriut, Afrikë, Evropë dhe Amerikën Latine, duke treguar rritjen e hendekut midis atyre që kanë dhe atyre që s‘kanë. Ekspozita vjen pas prezantimit në qytetin e Shkodrës dhe përpara ekspozimit në Shqipëri ka qenë në Kabul (Afganistan), dhe më pas do të udhëtojë në Sarajevë (Bosnjë-Hercegovinë). Ekspozita ka shëtitur në shumë vende të Azisë, Afrikës dhe Amerikës Latine. Nga e mërkura 28 maj deri ditën e diel, 1 qershor 2008, ekspozita me 200 fotografi do të jetë në një ambient të hapur për publikun, pranë "Kompleksit Tajvan".
10 fotografët që sjellin këto imazhe nga vende të ndryshme të botës, janë emra të njohur në artin bashkëkohor. Mosha e tyre orvatet rreth të 40-tave, çka tregon dhe këndvështrimin që ata u japin shumë fenomeneve sociale.
Andras Seibert është 38 vjeç dhe është një njohës i mirë i psikologjisë. Studimet i ka bërë në këtë fushë në Universitetin e Zyrihut dhe fotografia për të është një mënyrë e mirë për të zbërthyer karakteret. Pas mbarimit të studimeve, ai ka shkuar në Tokio ku ka punuar për një sërë revistash. Seibert ka bërë një cikël punësh mbi geishat japoneze. Cristina Nunez është nga Spanja dhe ka studiuar letërsinë angleze në Kembrixh dhe më pas shkollën e dramës në Paris. Fotografia për të është një përkthyerje e këtyre dy pasioneve. Prej vitesh ajo punon në Milano si fotografe. Në vitin 1996 ajo është vlerësuar me një çmim të lartë nga Ministria e Kulturës së Luksemburgut për një fotografi që kishte të bënte me Evropën.
Philip Jonees Griffiths është artisti më i vjetër nga 10 artistët. Sapo ka kaluar të 70-at, por kjo gjë nuk e pengon të udhëtojë dhe të fiksojë në aparat ngjarje nga vende të ndryshme. Ai është fotografi që i ka treguar botës Vietnamin. Fotot e tij përdoren nga 140 vende.
Ziyo Gafic është nga Bosnjë-Hercegovina, 28 vjeçe. Pasioni i saj në fillim ka qenë letërsia, gjë që e ndihmon për të bërë foto të ndjera. Ajo është autore e fotove të krimeve të luftës që kanë mbetur sot si dokumente historike të një kohe që Ballkani nuk do donte ta jetonte më.
Përrallat që sjellin këta dhjetë artistë, ndryshe nga librat janë përralla që ekzistojnë në formën e tyre të vërtetë në një cep të planetit tonë.