E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imunitetet, Sequi sërish tek Rama. Topalli: Kërkesa e PS sështë zyrtare

Tiranë- Edhe pse s’kishin kaluar ende 24 orë nga takimi i trojkës së ambasadorëve me zotin Edi Rama, kreu i BE-së në Tiranë Ettore Sequi u rikthye sot në selinë e PS-së për të diskutuar mbi çështjen e heqjes së imunitetit për zyrtarët e lartë.

Në një takim që zgjati 30 minuta në zyrat e PS-së ambasadori Sequi dhe kreu i socialistëve Rama diskutuan për heqjen e imunitetit dhe për zhvillimet e fundit politike në vend.

Një ditë më parë PS bëri publike përmes kreut të grupit kuvendor të saj pesë pikat që propozon ajo për heqjen e imunitetit.

Propozimet e PS-së për imunitetin:
1 Të mblidhet konferenca e kryetarëve dhe të hartohet një projekt për ndryshimet kushtetuese, për ti paraqitur në sesionin e ardhshëm plenar të Parlamentit, në shtator, duke i përfshirë në programin e punës së Kuvendit.
2 Të publikohet ky projekt në faqen e internetit të Parlamentit që qytetarët të kenë mundësi për tu informuar rreth tij.
3 Të ftohen grupe të ndryshme interesi për të sjellë opinionet e tyre dhe komentet me propozimet përkatëse për ndryshimet.
4 Të organizohet një takim mes Këshillit të Legjislacionit dhe Komitetit të të drejtave të njeriut për të bërë të mundur përçimin tek publiku të draft/propozimeve, duke përfshirë edhe ekspertët konstitucionalistë në proçes.
5 Projekti me ndryshime ti dërgohet organeve kushtetuese si Gjykata e Lartë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe grupeve të interesit të prekura nga këto ndryshime, që propozohen për ti lejuar ata të sjellin këndvështrimin e tyre duke shprehur opinionin mbi këtë çështje.

Duke shtura se koha më e përshtatshme është muaji Shtator pasi sipas PS-së procesi duhet të jetë sa më kushtetues dhe trasnparent, teksa tha se letra i është dërguar zonjës Topalli.

Por kjo e fundit reagoi sot përmes një deklarate për shtyp ku thotë se në zyrën e saj s’ka mbërritur asnjë letër nga PS. Duke theksuar se uron e shpreson që letra të mos jetë një qëndrim zyrtar i PS-së pasi shtyhet votimi për sesionin e ardhshëm parlamentar për heqjen e imuniteteve.

’1. Ne zyren e saj nuk ka mberritur zyrtarisht, as ne shqip dhe as ne anglisht, asnje leter nga Kryetari i grupit parlamentar te PS,zoti Gramoz Ruci. 2. Kryetarja e Kuvendit shpreson qe letra, e publikuar ne media prej gati 24 oresh, te mos jete nje qendrim zyrtar i Partise Socialiste, pasi nepermjet saj kerkohet shtyrja e diskutimit per ndryshimin e Kushtetutes per heqjen e imuniteteve, ne sesionin e ardhshem. 3. Duke sjelle ne vemendje se heqja e imunitetit per zyrtaret e larte dhe gjyqtaret eshte nje nga 12 rekomandimet kyce per marrjen e statusit kandidat ne Bashkimin Europian, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli i ben thirrje Partise Socialiste t’i bashkohet nismes se depozituar ne Kuvend dhe ne daten 6 Gusht te votojne unanimisht per heqjen e imuniteteve. 4. Duke theksuar se nisma per heqjen e imuniteteve eshte nje projekt i hartuar nga misioni Euralius i Komisionit Europian dhe i PACA, projekti Antikorrupsion per Shqiperine prane Keshillit te Europes, Kryetarja e Kuvendit thekson se Parlamenti i Shqiperise ka ndjekur te gjitha procedurat ligjore per te futur ne axhende kete nisme per ndryshimin e Kushtetutes. 5. Zonja Topalli sjell ne vemendje se, ne Konferencen e Kryetareve te organizuar per kete ceshtje, Partia Socialiste nuk ka shfaqur kundershtime dhe ka kerkuar te njihet me projektin. Prej atij momenti, jane njoftuar deputetet dhe nisma eshte shpallur publikisht, duke repsktuar te gjitha kerkesat e Rregullores per kete ceshtje, e cila eshte miratuar me konsensusin e te dyja paleve ne vitin 2008 per te shmangur veprimet e nxituara. 6. Duke ftuar edhe nje here per bashkepunim Partine Socialiste, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, thekson se shqiptaret nuk kane kohe per te humbur me justifikime. Interesi i shqiptareve eshte qe heqja e imuniteteve te miratohet me daten 6 Gusht per t’i dhene vendit shansin e merituar ne ecjen perpara drejt integrimit europian me standardin e transparences dhe barazise para ligjit te politikaneve, zyrtareve te larte dhe gjyqtareve’-njofton zyra për shtyp e Kuvendit.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›