E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Svotojmë imunitetet pa shpëtuar nga përgjimet. PD: Po digjni statusin

Tiranë- Debati për heqjen e imunitetit po sjell përplasje të vazhdueshme mes dy kampeve kryesore politike me akuza  e kundër akuza lidhur me mënyrën e procedimit, kohën e votimit dhe qëllimin e heqjes apo kufizimit të imuniteteve për zyrtarët e lartë.

Paraditën e sotme pasi u takua me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi dhe pas takimit të një ditë më parë me treshën e ambasadorëve, kryesocialisti Rama tha nga mbledhja e grupit kuvendor të PS-së se nuk do të votojnë kufizimin e imunitetit derisa vendi të pushojë së qëni një shtet policor që përgjon opozitën dhe diplomatët e huaj.

Zoti Rama e lidhi kështu çështjen e kufizimit të imunitetit me akuzat e përgjimeve dhe trafikut të armëve që ka drejtuar kampi rozë prej ditësh ndaj ministrit të Mbrojtjes, Arben Imamit. Sipas zotit Rama Ministria e Mbrojtjes me mbylljen arbitrare të dyerve të saj për kontroll parlamentar nga opozita po i bën atentat Kushtetutës së vendit dhe e bën më të nxehtë çështjen e imunitetit lidhur me një gjueti shtrigash ndaj zyrtarëve që sot kanë imunitet por nesër mund të sulmohen nga qeveria.

Po hapet kapaku i përgjimeve në Ministrinë e Mbrojtjes. Ministri i Mbrojtjes në Shkurt 2011 bleu një një pajisjeje mbi 1 milionë euro për të përgjuar kundërshtarët e qeverisë. Kjo pajisje kushton vetëm 400 mijë euro dhe blerja e përdorimi i saj nga SHIU është në kundërshtim të plotë me ligjin shqiptar për përgjimet. Abuzimi me vlerën që është një vepër e mirëfilltë penale. Atentat ndaj Kushtetutës së vendit. Kjo është bërë dhe po bëhet përditë dhe përfaqësuesit e vendeve aleate në NATO po përgjohen. Ky skandal i jep një shtetittrajtën e një shteti policor në shërbim të shtetit politikNjësi të përgjimit të paligjshme instalohen për të përgjuar opozitën. Debati për kufizimin e imunitetit bëhet më i mprehtë. Nuk do të lejojmë që kufizimi të rrezikojë ata që për shkak të detyrës kanë imunitet. U ka rënë barra në këto kushte të bien në kundërshtim me qeverinë. Dje i kemi dorëzuar trojkës së ambasadorëve për ndryshimet në Kushtetutë për imunitetin. Jemi dakord për kufizimin e imunitetit pasi të jetë bërë një proces transparent, kushtetues për ndryshimet. Nuk bëhemi që kufizimi të hapë një gjueti shtrigash në prag të zgjedhjeve të ardhshme. Para se të kërkojnë votimin të bëjnë trasparencë të plotë nga përgjimi i paligjshëm nga Ministria e Mbrojtjes. MM duhet të hapë dyert e mbyllura arbitrarisht për kontroll parlamentar, inspektimin dhe blerjen e kësaj pasisjejen të përgjimit. Që të arrihet në përfundime të qarta lidhur me këtë veprimtari: veprimtari kriminale- tha Rama duke mos e cilësuar deklaratën e tij si një kushtëzim.

Menjëherë pas deklaratave të zotit Rama ka reaguar Kryeministria me anë të zëdhënësës së saj e cila tha se PS po tenton për të tretën herë të bllokojë heqjen e imuniteteve dhe marrjen e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë në BE. Sipas qeverisë opozita po tenton të plotësojë interesin e ngushtë të Këshillit të Miliarderëve.

Dje pas takimit me zotin Rama treshja e ambasadorëve deklaroi haptas dhe paadorashka para mediave se heqja e imunitetit ka rëndësi përcaktuese dhe vendimtare për marrjen e statusit kandidat nag Shqipëria. Ka rëndësi për tolerancë zero ndaj korrupsionit. Kryeministri iu rikujtoi shqiptarëve se për heqjen e imunitetit e paraqiti kërkesën në vitin 2003 kur vetë në opozitë përballej me shtypjen e Partisë së korruptuar Socialiste. Në vjeshtën e vitit 2005 partia paraqiti sërish heqjen e imunitetit, PS refuzoi votimin e vuri si kusht ndryshimin e Kushtetutes. Në vitin 2008 e refuzoi ndryshimin dhe miratimin e ligjit. Por edhe tani bllokon amandamentet për heqjen e imunitetit. Zoti Rama e bën këtë që të bllokojë për të tretën herë marrjen e statusit kandidat. Rama kërkon pazare për interesa të ngushta politike. Ai nuk dëgjon zërin e qytetarëve por diktatin e Këshillit të Miliarderëve’- tha Erla Mëhilli në emër të Këshillit të Ministrave ku ripërsëriti apelin që ta votojnë me 6 Gusht ligjin për imunitetet.

Nga selia e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim kreu i saj, Ilir Meta ( i cili ka dorëzuar më herët në Kuvend propozimet e kësaj force mbi imunitetet) tha se s’ka më kohë për të humbur dhe sipas tij data 6 Gusht është mëse e mjaftueshme që palët ta zgjidhin njëherë e mirë çështjen e imuniteteve për zyrtarët e lartë.

‘Siç është e rëndësishme edhe koha kur realizohet, unë mendoj se palët janë të përgatitura në angazhimin për ta zgjidhur njëherë e mirë imunitetet. Apelojmë të përdoret e gjithë kaha q ë s’është e pakët deri më 6 Gusht për t’i dhënë një zgjidhje përfundimtare dhe kushtetuese, politike dhe morale’- tha Meta.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›