E Shtunë, 31 Tetor 2026

HSBC lejoi pastrimin e parave

Evropë- Një hetim i Senatit Amerikan ka bërë të ditur se kontrollet e pakta në bankën më të madhe të Evropës e bëjnë atë vunerabël për tu përdorur për të pastruar paratë e pista nga e gjthë bota.

Raporti në HSBC, i lëshuar para një samiti të Senatit të martën, thotë se shuma të mëdha parash droge meksikane pothuajse me siguri kanë kaluar përmes bankës.

Fonde të dyshimta nga Siria, Ishujt Kajman, Irani dhe Arabia Saudite kaluan përmes bankës britanike. HSBC tha se pritet të mbajë përgjegjësi për çfarë shkoi keq.

Raporti i mallkuar vjen në një kohë të vështirë për sektorin bankar britanik, i cili ka standartet e veta dhe praktikat e kontrolluara nga rregullatorët dhe politikbërësit.

Kritikët thonë se se buja aktuale mbi manipulimin e normës ndër-bankare të interesit, Libor, tregon se sistemi bankar ka nevojë për reforma të thella. Hetimi i gjatë vjetor përfshiu rishikimin e 1.4 milion dokumentëve dhe intervistave me 75 zyrtarë dhe rregullatorë të bankës, dhe do të jetë në fokus të seancës së sotme në të cilën drejtuesit e HSBC janë planifikuar të dëshmojnë.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›