Imunitetet, sot dëgjohen grupet e interesit
Tiranë- Çështja e imuniteteve do të diskutohet sot me grupet e interesit në Këshillin e Legjislacionit dhe Komisionin e Ligjeve.
Pas një debati të ditës së djeshme që zgjati rreth 3 orë u vendos që seanca dëgjimore të mbahet sot në orën 10:00, kur grupet e interesit do të japin opinionet e tyre lidhur me ndryshimet për heqjen apo kufizimin e imuniteteve për zyrtarët e lartë.
Ekspertë të lartë të fushës, konstitucionalistë, akademikë dhe ekspertë ndërkombëtarë do të dëgjohen sot nga Këshilli dhe Komisoni.
Mes tyre pritet të jetë personalitet në fushën e drejtësisë si Aurela Anastasi, Genti Brahimi, Bashkim Dedja, Shpresa Beça, Ariana Fullani, Arian Nuni, Igli Totozani, ekpertë nga PACA dhe EURALIUS etj. Teksa socialistët kërkuan që të thërriten edhe konstitucionalistëve e tjerë si Kristaq Traja, Perikli Zaharia dhe Krenar Loloçi.
Dy projekte e PD-së dhe PS-së ndryshojnë sa i takon një pikë mjaft të rëndësishme. PD kërkon heqjen e plotë të imuniteteve për deputetët dhe ministrat. Çka nënkupton se ata mund të arrestohen dhe mund tu kontrollohet banesa për një hetim.
Teksa drafti i PS skërkon heqjen e plotë të tyre pasi mban të paprekur deputetin apo ministrin nga arrestimi apo kontrolli i banesës. Kjo sipas socialistë për shkak se duhet shmangur ndikimet politike. Ndërkohë që dje pas debateve të shumta u ra dakord që relator për Partinë Socialiste do të jetë Pandeli Majko ndërsa për demokratët Edi Paloka.
/IDEA/