Nishani: Telefonata me kryeministrin e Serbisë
Presidenti i zgjedhur i Republikës, Bujar Nishani, në një intervistë të dhënë dje për “Bugajski Hour” në “Albanian Screen” ka sqaruar platformën e tij në krye të shtetit shqiptar në pesë vitet e ardhshme.
A e shihni veten si kandidat konsensual apo partiak?
Nëse e konsideroj veten një president konsensual besoj që në aspektin procedural jo nuk isha një president që u zgjodh në mënyrë konsensuale. Padyshim që do të më pëlqente dhe do ta vlerësoja shumë pozitivisht nëse do të kisha edhe votat e opozitës në parlament si një akt i pjesëmarrjes dhe i vlerësimit të një prej momenteve ku përzgjidhet simboli i rëndësishëm i shtetit. Por nga pikëpamja praktike nuk kam asnjë kompleks i cili mos të bëj që të ndihem përfaqësues i interesit, i vlerave i synimit dhe objektivave të të gjithë qytetarëve të vendit tim. Gjithsesi procesi nga i cili erdhi Presidenti i ri Republikës në Shqipëri ka qenë një proces tërësisht kushtetues.
Si do bashkëveproni me opozitën politike? A do keni një program qasjeje për opozitën?
Vlerësimi im si President i Republikës për opozitën politike mbetet maksimal si një nga aktorët dhe institucionet shumë të rëndësishme të shoqërisë shqiptare, të shtetit shqiptar. Padiskutim bashkëpunimi me opozitën nuk do të jetë pjesë formale e funksionimit të presidencës dhe presidentit në aktivitetin e tij të përditshëm, por është i perceptuar tek unë dhe do të ndërtohet si një proces real komunikimi në radhë të parë shkëmbimi idesh dhe pikëpamjesh pse jo dhe bashkërendimi të qëndrimeve që kanë të bëjnë me interesa të rëndësishme të vendit dhe të kombit.
Në Amerikë, zgjedhja e presidentit është e drejtpërdrejtë, si disa vende europiane. Si mendoni, duhet ta aplikojë këtë sistem Shqipëria?
Zgjedhja e drejtpërdrejtë e presidentit nga qytetarët padyshim që është një model që shpreh drejtpërsëdrejti vullnetin e qytetarëve shqiptarë përmes procesit më fondamental të lirisë së shprehjes që është vota e fshehtë. Por mendoj se në kushtet e Shqipërisë është ende e parakohshme. Por gjithsesi kjo është një çështje që e vendos parlamenti, politika, nëse gjykojnë se mund të n d ë - rhyhet padyshim që të gjithë më pas do të respektojnë këtë vendim.
E shihni një mundësi të tillë në vitet në vazhdim?
Po.
Mesazhi i SHBA-së dhe Bashkimit Europian, para dhe pas zgjedhjes suaj është përqendruar në rëndësinë e ruajtjes së pavarësisë së institucioneve, sidomos të Prokurorit të Përgjithshëm, të shefit të Shërbimit Sekret, dy emërimet për të cilët jeni ju përgjegjës. A do i përmbaheni këtij parimi kyç në emërimet që do bëni?
Padiskutim që pavarësia e sistemit të drejtësisë apo të institucioneve kush tetuese është fondamentale dhe nëse duhet që çdokush, çdo institucion, çdo ent publik të kontribuoj në konsolidimin e demokracisë së pari duhet të orientohet nga pavarësia e këtyre institucioneve të rëndësishme kushtetuese dhe të garantimit të shtetit ligjor të funksionimit të ligjit dhe të së drejtës para ligjit. Natyrisht është i rëndësishëm funksionimi i institucioneve që ju përmendët. Unë besoj që eksperiencat tona pozitive të konsoliduara në vitet e fundit kanë nevojë të çohen edhe më para. E kam shprehur edhe më parë edhe pse ende nuk jam një president në detyrë, dhe drejtuesit e institucioneve që ju përmendët janë në funksion të përmbushjes së detyrave të tyre por në respekt edhe të interesit të pyetjes dëshiroj edhe njëherë të konfirmoj faktin që e shoh institucionin e prokurorisë si një institucion që ka nevojë për të ngritur më lart angazhimin në luftën ndaj kriminalitetit në vend,veçanërisht ndaj korrupsionit dhe krimit ekonomik. Unë besoj se këtë mund ta bëjnë vetëm ata të cilët janë pjesë e sistemit. Ndaj është e rëndësishme të promovojmë, të mbështesim të inkurajojmë pikërisht të gjithë ata prokurorë që me eksperiencën e tyre me kurajën e tyre, me integritetin e tyre kanë punuar dhe vijojnë të punojnë brenda këtij sistemi. Natyrisht që edhe agjencia e inteligjencës është shumë e rëndësishme, por bazuar edhe në legjislacionin aktual, nuk është në varësinë e presidentit por është tërësisht në kompetencat e kryeministrit. Emërimi i gjyqtarëve veçanërisht atyre në Gjykatën e Lartë dhe atë kushtetuese është një hap shumë i rëndësishëm provë në njëfarë mënyrë për presidentin, por edhe për institucione të tjera siç janë parlamenti. Në gjykimin tim angazhimi i Presidentit të Republikës në përzgjedhjen e kandidatëve që do të nominohen si anëtar të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese në radhë të parë duhet të vijë përmes një procesi transparent dhe publik duke u orientuar tek ato personalitete të drejtësisë shqiptare që besoj nuk janë të paktë që kanë treguar gjatë gjithë karrierës së tyre një përkushtim ndaj profesionit, një integritet moral të sjelljes së tyre si gjyqtarë. Në sistemin e drejtësisë qytetarët shqiptarë përballen më dy elementë thelbësorë të të drejtave fondamentale të tyre, me jetën në rastet penale dhe me pronën në rastet civile. Unë besoj se angazhimi, por edhe veprimi i Presidentit të Republikës në bashkërendim dhe konsultim me grupet parlamentare në përzgjedhjen e këtyre figurave do të rrisë kredibilitetin të institucionit të presidentit, të parlamentit por mbi të gjitha të personave që do të zgjidhen në detyrën e gjyqtarit në këto dy gjykata të cilat kanë një rëndësi themelore për faktin se ato orientojnë funksionimin nga pikëpamja profesionale të të gjitha rangjeve të sistemit të drejtësisë. Ndaj unë e shoh si një përgjegjësi madhore të ekzekutimit të detyrave dhe të tagrit kushtetues që presidenti ka në këtë proces.
Zyrtarët europianë e kanë kritikuar vazhdimisht Shqipërinë për skenën e polarizuar politike. Ju si president, a do bëni përpjekje për ta sheshuar këtë ndasi?
Presidenti e ka mundësinë për të qenë një derë e hapur një zyrë e hapur për të gjitha palët dhe për të nxitur këtë frymë të këtij lloj debati dhe komunikimi sepse duke qenë i çliruar nga të gjitha ngarkesat partiake duke qenë i orientuar strikt drejt atyre detyrimeve kushtetuese që ka, drejt interesave madhore të vendit dhe të kombit besoj që ka një avantazh të madh pastaj për të shërbyer ai si një përçues i mesazheve të të gjitha palëve. Dhe nëse ato do të krijojnë besimin real tek vizioni tek mënyra e sjelljes së Presidentit të Republikës kjo do ti krijoj mundësinë atij për të qenë në momente të caktuara dhe një interlokutor në shkëmbimin e ideve në promovimin e ideve të secilës palë në mënyrë më të drejtpërdrejt në raport gjithmonë me qytetarin.
Shihni një rol më të rëndësishëm, më efikas, shihni përfshirje më të madhe të femrave në nivel vendor dhe kombëtar?
Shumë shpejt në vitet e ardhshme në termat e ardhshëm mund të kemi pse jo një presidente zonjë. Personalisht në stafin tim transitor që po merret me tranzitimin e pushtetit janë më shumë se 30% zonja që po punojnë për të patur një transferim sa më të shpejtë të administratës nga presidenti aktual në atë të presidentit të ardhshëm pas 24 korrikut.
Homologia juaj në Kosovë është femër. Ndoshta një ditë do kemi dy presidente në dy vendet fqinje. Pse jo. Do e marrë Shqipëria statusin e vendit kandidat në vjeshtë?
Statusi i vendit kandidat padiskutim duhet të jepet me meritë. Besoj se Shqipëria dhe shqiptarët e meritojnë. Besoj në një vlerësim pozitiv të vendeve anëtare të BE-së, të PE-së të KE-së të gjykimit të tyre në vjeshtë.
Z.Daçiç, kryeministri i zgjedhur i Serbisë, i telefonoi ai kryeministrit shqiptar, apo ju telefonoi juve për t’ju uruar për zgjedhjen president?
Po unë kam patur edhe një telefonatë urimi nga ish- Ministri i Brendshëm Daçiç i cili tashmë është ngarkuar me detyrën e kryeministrit. Ai ka kërkuar të më uroj për zgjedhjen në detyrën e presidentit edhe për faktin që kemi pasur takime si ishministra të brendshëm në disa raste në Shqipëri por edhe në vende të tjera. E kam mirëpritur dhe e kam falenderuar për urimin, natyrisht që ne ndajmë pikëpamje krejt të ndryshme në lidhje me Kosovën, por ajo që është e rëndësishme është fakti se të gjithë duhet t’i adresohen realitetit.
Keni plane të takoheni me presidentin Nikoliç? Të udhëtoni në Beograd, apo ai ka planifikuar ndonjë vizitë në Tiranë?
Komunikimi është pjesë normale, kjo do të varet gjithmonë nga axhendat përkatëse të presidentëve, do të varet natyrisht dhe nga vullnetet e përbashkëta që besoj nuk kanë përse të mungojnë në konceptin e komunikimit. Kurrë Shqipëria nuk ka qenë për të bllokuar komunikimin.
Çështja e Çamërisë, si e shikoni zhvillimit e kësaj çështjeje mes Tiranës dhe Athinës gjatë presidencës suaj?
Greqia është një vend fqinj dhe një vend mik i Shqipërisë. Çështja e Çamërisë, padyshim që qëndrimi i shtetit shqiptar ka qenë krejt i hapur, në radhë të parë e drejta e shprehjes së çdo individi dhe çdo grupimi është një e drejtë fondamentale. Qëndrimi zyrtar i Shqipërisë ka qenë i hapur, transparent, bazuar në traktatin e miqësisë që ekziston mes dy vendeve, një çështje që duhet të zgjidhet përmes procedurave ligjore dhe shtetit të së drejtës. Është një çështje e cila nuk duhet dhe nuk mund të interferojë në marrëdhëniet fqinjësore politike mes dy vendeve.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)