Amerika në zi për viktimat e Batman
SHBA- Qirinj dhe lule kanë mbushur Aurora-n në Kolorado teksa SHBA po mban zi për 12 njerëz të vrarë nga një person i armatosur gjatë premierës së filmit ‘Batman’.
Presidenti amerikan Barack Obama urdhëroi që flamujt të ulën në gjysmë shtizë në nder të viktimave. Një djalë me maskë gazi dhe me antiplumb hodhi gaz lotsjellës në një ndërtesë kinemaje pastaj qëlloi mbi turmën duke vrarë 12 persona dhe duke plagosur 58 të tjerë.
I dyshuari, 24-vjeçari James Holmes u arrestua jashtë kinemasë, tha policia. Ai do të paraqitet në Gjykatën e Qarkut në distriktin e Arapaho në Kolorado të hënën rreth orës 09:30 me orën lokale. Shefi i policisë në zonën Aurora tha se në 60 ditët e fundit vrasësi kishte blerë katër armë dhe mbi 6000 fishekë online, të gjitha në rrugë ligjore.
Një dëshmitar tha për 9News së gjatë një pjese me të shtëna në film ai ndjeu tym dhe fillimsiht kishte menduar se ishin efektet e vëna në kinema. Teksa më pas filluan të shtënat brenda në kinema. CNN citon një dëshmitar duke thënë: Një djalë ectë ngadalë nëpër shkallë dhe qëllonte njerëzit rastësisht.
James Holems ishte një ish-student i doktoraturës për Neuroshkencë në Universitetin e Kolorados. Ai jetonte në një apartament në veri të Auroas rreth pesë kilometra nga kinemaja. Kinematë në vend kanë favorizuar sigurinë pas sulmit dhe në Francë premiera e ‘Batman’ është anulluar.
Dorina Bilbili/IDEA/