Imuniteti, Berisha: Beme leshime, tani PS te votoje Eva Gjura
Mazhoranca ka bere te gjitha leshimet e mundshme ndaj kerkesave te opozites per heqjen e imunitetit, ndaj kryetari i PS-se, Rama, duhet te lejoje deputetet te votojne me 6 gusht. Keshtu eshte shprehur dje Kryeministri Berisha ne mbledhjen e radhes se grupit parlamentar te PD-se. Duke qene se ka mbetur vetem nje jave nga dita kur parlamenti do te mblidhet per te votuar heqjen e imunitetit, Kryeministri ka shfrytezuar serish foltoren e mbledhjes se grupit te PD-se, per te ftuar ne emer te mazhorances kryetarin e opozites, Rama, qe te heqe dore nga qendrimet i tij bllokues dhe pretekstet absurde dhe te lejoje grupin te votoje me 6 gusht heqjen e imunitetit. "Edhe njehere, dua te qartesoj qytetaret shqiptare se kjo mazhorance i ka bere z. Rama cdo leshim te mundshem, me qellim qe ai te lejoje grupin e tij parlamentar te votoje ne daten 6 gusht heqjen apo kufizimin e imunitetit", - u shpreh Berisha. Sipas Kryeministrit, eshte z.Rama ai qe ka kerkuar rreth 7 vjet me radhe qe heqja e imunitetit te behet nepermjet ndryshimit te Kushtetutes dhe PD e pranoi kete kerkese. Berisha ka kujtuar faktin se drafti per kufizimin e imunitetit eshte hartuar me se miri nga ekspertet nderkombetare, vecanerisht ne dy klauzola qe kishte pretendime opozita ne kontrollin e banesave dhe ne faktin qe te mos kete arreste pa miratimin e parlamentit. "Ata kerkuan qe te mos kete kontroll banese pa leje dhe ne e pranuam, kerkuan qe te mos kete arrest pa marre miratimin e parlamentit dhe ne e pranuam. Pra, cdo kerkese qe ata kerkuan, ne ua pranuam", - u shpreh Berisha. Kryeministri i ka cilesuar si te paverteta pretendimet e opozites se data 6 gusht u percaktua nga shumica, sipas Kryeministrit data 6 gusht eshte detyrim ligjor i amendamentit qe ka sjelle PS per proceduren e ndryshimeve kushtetuese. Kryeministri ka theksuar se imuniteti ndikon ne drejtesi dhe kjo mburoje e zyrtareve perdoret, rendom perdoret per trafiqe kriminale. "imuniteti i tyre i mbron ne menyre te verber dhe i perkul organet e drejtesise, kur me miliona taksa e tatime fshihen e shnderrohen ne pasuri te paligjshme, duke hequr kafshaten qytetareve te varfer, imuniteti shnderrohet ne mburoje te pa cenueshme, per te mos thene, qe perdoret rendom per trafiqe kriminale", tha dje Berisha. Berisha tha se, "data 6 gusht eshte e percaktuar me ujdi te plote nga i gjithe spektri parlamentar i vendit, eshte date e percaktuar me konsensus ne daten 12 korrik, ne seancen e parlamentit". Kreu i qeverise ka theksuar faktin se Rama nuk e voton heqjen e imunitetit, sepse nuk e lejojne miliarderet e PS-se. Duke theksuar faktin se Rama nuk di cfare po kerkon tani, po nxjerr justifikim pas justifikimi per te mos votuar heqjen e imunitetit, Berisha tha se Rama i krahason deputetet e tij me republikanet, duke deklaruar se ky grupi i miliardereve ka hyre ne politike si republikan. "Ngadale-ngadale, ai do te thote se PS eshte nje parti republikane. Fjalen me te veshtire qe ka per te shqiptuar ky zoteri eshte fjala 'socialiste'", - tha Berisha. Shefi i mazhorances ka shtuar me tej se heqja e imunitetit kundershtohet vetem nga ata, te cilet nuk pranojne te jene te barabarte me qytetarin e thjeshte perballe ligjit. Berisha ka ftuar Ramen qe te votoje heqjen e murit te imunitetit, sepse nga kjo nuk fiton qeveria apo opozita, por te gjithe se bashku. Gjithashtu, Berisha i ka kujtuar Rames se heqja e imunitet eshte nje kerkese universale nga BE e SHBA. Per te plotesuar kete kusht te nderkombetareve, Berisha ka ftuar serish Ramen qe te lejoje grupin e tij parlamentar te votoje me 6 gusht heqjen e imunitetit, pasi shumica e grupit ndjen pergjegjesi para qytetarit te thjeshte socialist dhe pranon te jete i barabarte me ta, ndersa shton se, me kompleks eshte problemi per neobllokmenet, te cilet, per shkak te trashegimise, nuk pranojne kurre barazi para ligjit dhe me problem eshte per klubin e miliardereve.