Gradeci: Në 73', në Rrugën e Elbasanit një njeri u hodh mbi makinën e Enver Hoxhës
Një histori sa komike aq dhe dramatike, por sigurisht një e vërtetë që ka ndodhur dhe jo me këdo, por me vetë Enver Hoxhën. As më pak dhe as më shumë, por një person me ngjyrë qenka hedhur mbi makinën e Enver Hoxhës për të kërkuar ndihmë sepse si jepnin shtëpi. Ka qenë pikërisht viti 1973 kur Enver Hoxha, ndërsa bëheshin punimet për zgjerimin e shtëpisë, banoi përkohësisht në një vilë të ndodhur mbrapa Pallatit të Brigadave të njohur si Vila Nr/ 4. Pas incidentit, në të cilin Enver Hoxha u trondit jo vetëm fizikisht, u morën masa që të zgjidhej jo vetëm problemi i njeriut të guximshëm, por edhe mënyra e lëvizjes së eskortës së liderit të shtetit të atëhershëm. Ai tashmë do të vijonte ardhjen në zyrë me makina të radhës së eskortës, por jo me makinën e tij përkatëse. Por, çfarë ka ndodhur në të vërtetë në atë verë të vitit 1973? Gjithçka e mësojmë në intervistën e vetë shefit të grupit të sigurimit të Enver Hoxhës, Sulo Gradeci.
Zoti Gradeci. Më keni folur në fillim të kësaj interviste të zgjeruar se ka qenë një moment specifik kur keni kryer detyrën tuaj pranë Enver Hoxhës. Është fjala për incidentin e përplasjes së një personi me makinën e tij. Më tërhoqi vëmendjen shumë ky moment dhe do të doja ta dija nëse do ishte e mundur. Si thoni?
Ajo lidhet me historinë e shtëpisë kur do të kalonte në shtëpi tjetër pasi do ti zgjerohej shtëpia ekzistuese gjë që është në vetvete një histori e gjatë.
Pse ishte histori e gjatë?
Ishte një histori e gjatë kur duhej të lëvizte Enver Hoxha nga vila ku rrinte dhe të shkonte të banonte në Vilën Nr.4 siç e quanim atëherë. Ajo saktësisht ishte pas Pallatit të Brigadave.
Pse duhej të lëvizte dhe pse duhej të ishte kaq histori e gjatë?
Ju tregova paksa për situatën në të cilën ishte familja në banesën e vjetër ku jetonte. Është ajo banesa që është ngjitur me shtëpinë e re, e cila është bërë më vonë. Por te shtëpia e vjetër ku ai u vendos që pas çlirimit kur ishte Kryeministër i Shqipërisë, ndenji plot 30 vjet. Madje atë vilë e ka pasur bashkë me Koçi Xoxen. Jo vetëm kaq, por së bashku me Koçin, ata kanë ndarë qilimat në mes etj. Por që të mos i jap drejtim tjetër bisedës, ju tregoj se në atë vilë ku ai vijonte të jetonte kishte situatë të vështirë për arsye se familja ishte e madhe. Aty veç tyre dhe tre fëmijëve, jetonin dhe dy motrat e Enverit si dhe Nënën dhe vjehrrën e tij. Fëmijët mblidheshin në një dhomë madje flinin në divan.
Po më shokoni zoti Gradeci me përshkrime të kësaj natyre, sepse qëllimi im që ju drejtohem për të dëshmuar rreth familjes së parë të regjimit komunist, është të tregoj të paktën sot, atë që ka ndodhur në të vërtetë, sepse kjo i shërben historisë pasi ajo ishte familja më e pushtetshme e vendit dhe jo të mund të tjetërsojmë gjë apo e kam gabim?
Patjetër që ju keni të drejtë për sa thoni, por nuk keni të drejtë të shokoheni, sepse kështu ka qenë. Ik shikoje shtëpinë si metra katror dhe mendoje se po qe se është e përshtatshme për kaq njerëz që po të përmend unë, atëherë ke të drejtë të revoltohesh dhe të dyshosh nëse po të tregoj apo jo të vërtetën. Por mos harro, që në katin e parë të asaj shtëpie, pikërisht te ajo dhoma që unë ta tregova me sy kur e vizituam, nuk kishte të drejtë të rrinte familja sepse ai e mbante për ambiente pune. Aty bëheshin pikërisht mbledhjet e Byrosë Politike. Pastaj mendo që kishte dhe zyrën e punës etj, etj. Familjes i dilte të rrinte shumë ngushtë. Ai nga ana e vet, nuk e vriste shumë mendjen për salltanete. E di që nuk e beson edhe këtë, por pak rëndësi ka se në më besoni juve apo të tjerët, por unë dua ti them që të jem i qetë me popullin tim dhe të mos thonë ndonjëherë brezat që ai që kishte mundësi të tregonte të vërtetën, nuk tha, por u la mundësi sharlatanëve të gënjejnë dhe të abuzojnë si t'ju vijë për mbarë. Kështu që unë që sot jam 91 vjeç, dua që të flas ç'kam për të thënë se jeta bën të vetën dhe nuk dua ti ngelem borxh historisë, prandaj ju them se e vërteta ka qenë kështu.
Dhe si u vendos që të largohej?
Nuk u vendos të largohej nga shtëpia, por të shtohej ajo ekzistuese. Pasi kishte jetuar plot 30 vjet në atë shtëpi, aty nga viti 73 kur edhe fëmijët kishin ardhur në moshë madhore u bë shqetësim sistemimi i familjes. Kështu, personalisht Hysni Kapo mori iniciativën ta zgjidhte këtë problem.
Si do ta zgjidhte?
Së pari duhej ti thoshte shokut Enver mendimin dhe vendimin e shokëve që të binte ai dakord së pari.
Pse mund të mos ishte dakord, kur flitej për familjen e tij?
Ju që nuk e keni njohur nga afër, nuk e dini se çdo të thotë Enver Hoxha, prandaj bëni edhe pyetje të tilla. Ai nuk merrej shumë me gjëra të kësaj natyre dhe kudo kishte shprehjen "mirë është". Dhe duhet të kesh parasysh se po të thoshte ai "mirë është", s'kishte burrë nëne të bënte të kundërtën. Pastaj ai interesohej shumë që familja e tij të ishte shembull dhe këtë e kam parë për 30 vjet me radhë dhe nuk pyes të më tregojnë sot, ata që s'e kanë takuar ndonjëherë në jetë. Kështu, edhe për rastin që po ju them, është se ai nuk pranoi të bënte shtëpi tjetër. Por jam dëshmitar i gjallë që kam parë se si ka insistuar për më shumë se dy muaj Hysni Kapo që më së fundmi e bindi. Po të mos ishte Enver Hoxha ky që po ju tregoj unë, nuk do të kishte pasur ndonjë interes kaq të madh populli, por e vërteta është që ai edhe sot që vajti dekada të tëra që nuk jeton, të gjithë e lexojnë dhe janë kureshtarë. Sepse Epoka ka marrë emrin e tij dhe le të thonë çfarë të duan, sepse këtej e shajnë dhe këtej të gjithë e lexojnë dhe janë kuriozë sesi jetonte e si punonte. E keni ndjerë këtë juve si gazetar? Sigurisht që e keni ndjerë, sepse ndaj keni ngulur këmbë kaq ditë që t'ju flisja për të sepse e dini që e lexojnë, pasi po të ishte e kundërta, nuk do të merreshe me mua fare, por ke kaq ditë që më merr frymën ( Qesh për shakanë konfidenciale).
Dhe çfarë i tha Hysni Kapo?
Ai e kontaktoi dhe i tha se "shokët dhe unë personalisht kemi menduar të bëjmë një projekt për zgjerimin e shtëpisë, pasi aty ku jetoni me familjen tuaj është shumë e vështirë mundësia për të punuar i qetë. Fëmijët tashmë i keni të rritur. Shumë anëtarë në familje keni. Ambientet janë të ngushta, kështu që është shumë e nevojshme që të bëhet kjo punë". Ai nuk i dha mendim menjëherë por edhe nuk kundërshtoi, por filloi të meditojë. Kuptohej që donte të mendohej. Sigurisht shoku Hysni e takoi edhe të nesërmen dhe ja përsëriti edhe pas një jave. Pas kësaj, ai i tha që të bëhet si të jetë më e mira. Kaq duhej që të thërritej grupi i projektuesve dhe inxhinierëve dhe në një kohë të shkurtër u bë gati projekti i shtëpisë. U përgatit edhe ekipi që do të udhëhiqte zbatimin e projektit dhe ai i ndërtuesve dhe gjithçka tjetër që nevojitej për të realizuar këtë gjë. Por këtu ndodhi sërish e pabesueshmja.
Çfarë e pabesueshme?
Enveri duke mos ditur se çfarë kishin bërë dhe çfarë masash ishin marrë, por që gjithsesi e merrte me mend, kur takoi sërish shokun Hysni, i tha që të mos merrej me problemin e shtëpisë se ishte shumë e mirë dhe mjaftonin ambientet që kishin. "Nuk do të bëjmë kushedi se çfarë që të zgjerojmë siç thoni ju ambientet",- përfundoi ai bisedën me Hysniun dhe vijoi në biseda të tjera. Por kjo që u tha në këtë moment ishte e rëndë. Shoku Hysni sigurisht mbeti i shokuar, por nuk foli dhe uli kokën në mënyrë shumë të kuptimshme për të treguar qejfmbetje të madhe.
Dhe si u veprua më tej?
Do të kalonin ca kohë nga ky kontakt dhe kur një ditë kur shkonin në një shtëpi për tu qetësuar dhe që quhej "Shtëpia e Partisë", shoku Enver, pa se shoku Hysni e kishte akoma atë situatën qejfmbetëse gjë që e shprehte me shumë diplomaci sipas mënyrës së tij prej labi të zgjuar. Aty për aty shoku Enver iu drejtua:
- Shoku Hysni kam bindjen se keni marrë inat për refuzimin që kam bërë, por mendoj se kam të drejtë.
- Po ju them shoku Enver, se nuk duhej të kundërshtonit këtë vendim tonin, sepse nuk mendoj se e kishim keq. Aq më shumë kur e morëm me pasion dhe vrull të madh aq sa bëmë gati projektet dhe të gjithë punën paraprake dhe në moment që do të fillonin punimet, juve na ndërpretë. Në fund të fundit shoku Enver, këtu nuk flitet për luks, por për të pasur mundësi që ju të keni kushte më optimale për punë. Se në fund të fundit shtëpia është e shtetit, - ia ktheu Hysni Kapo. Atëherë shoku Enver i tha që le të vazhdonin.
Filluan?
Patjetër që filluan, sepse u bë ajo godinë që ju shikoni sot që i është bashkangjitur ish shtëpisë së vjetër, të cilën kishte në fillim Enver Hoxha. Për këtë vilë thuhet se janë ato e janë këto. Çfarë s'kanë thënë. Tunele, pishina, ambiente luksoze të nëndheshme, etj. Çudira të çmendura kur aty është gjysmë kati nën dhe', të cilën e patë dhe vetë që ishte salla e kinemasë dhe lavanteria, etj. Ajo ishte e gjitha. Por kur do fillonte puna, u mendua ku të sistemohej familja. Kështu, si u studiuan vilat që mund të siguronin kushte të përshtatshme pune, u pa një vilë që quhej "Vila Nr.4". Ajo siç jua përshkrova edhe në fillim, ndodhet saktësisht mbrapa pallatit të brigadave aty pak më poshtë kur kalon te ato repartet e gardës.
Sigurisht që andej ai vijonte të shkonte në zyrën e tij në godinën e ish Komitetit Qendror apo jo?
Atje ka shumë episode, sepse tashmë kishte vështirësi të mëdha se doli nga blloku dhe siguria e tij në lëvizje duhej shtuar. Por, aty ndodhën edhe problemet e mëdha të sëmundjeve të tij dhe këto sollën probleme të jashtëzakonshme.
Pse?
Sepse në tetorin e vitit 1973 pikërisht në 65 vjetorin e tij, i ra infarkti i miokardit. Ishte një situatë tepër kritike që u krijua për jetën e Enver Hoxhës dhe gjendja e tij shëndetësore vazhdoi e rënduar, goxha gjatë derisa falë kujdesit të madh të mjekëve kaluan orët dhe ditët e para të rrezikut të madh. Por për këtë gjë do të flasim në një ditë tjetër, se i përket një teme tjetër, pasi në atë kohë dhe në atë gjendje kur nuk dilte dot fare jashtë dhe kishte situatë shumë të rënduar, Enver Hoxhës do ti duhej të takonte me patjetër Kryeministrin e Republikës Demokratike të Vietnamit, Fam Van Dogun.
Dhe e takoi?
Këtu ka një histori më vete ju thashë, se ne përgatitëm dhomën e gjumit të tij për pritje dhe Kryeministri vietnamez as që e kuptoi se Enver Hoxhën e takoi në dhomën e modifikuar të gjumit dhe se ishte në një situatë tepër të rëndë shëndetësore. Madje, ai as që e mësoi dot fare që Enveri në atë moment as nuk lëvizte dot. Por ndoshta do të kemi mundësinë të flasim në një ditë të veçantë për këtë takim, sepse është shumë interesant, por ajo që do të shtoja unë, ishte se pikërisht në një prej atyre ditëve që Enver Hoxha ishte në atë gjendje, do ti duhej të përballej edhe me një aktivitet të madh kombëtar që ishte krejtësisht i pashmangshëm.
Kush ishte ky aktivitet?
Pikërisht një muaj më mbrapa, kur atij i kishte rënë infarkti dhe siç të thashë se jeta e tij kishte kaluar në fije të perit, në 24 dhjetor 1973 ishte dita e zgjedhjeve të deputetëve të Kuvendit Popullor. Por e ke parasysh se flasim për një moment që Enver Hoxha duhej me patjetër të votonte se ishte ditë e shënuar publike. Por le të kalojmë te situata jonë e sigurisë kur ai siç të shpjegova u vendos përkohësisht në 'Vilën Nr.4.
Ju kuptoj se tashmë ai për të shkuar në zyrë do të duhej të kalonte në qytet ku dhe shtohej rrezikshmëria apo jo?
Jo vetëm që do të kalonte në mes të qytetit, duke filluar nga Rruga e Elbasanit, se e ke parasysh ti kur vjen nga lart nga 'Varrezat e Dëshmorëve', por do të kalonte në të njëjtën orë, gjë që për neve të grupit të sigurimit të tij, na krijonte shumë shqetësim. Kjo për faktin se kureshtarët dhe të gjithë të tjerët, kur të mësonin që Enver Hoxha kalonte pikërisht në këtë orë do të dilnin për ta parë dhe përshëndetur. Por neve e kishim frikën te elementi i rrezikshëm se i krijohej mundësia për të bërë gjëmën, sepse neve për të menduar këtë ishim. Dhe vërtet pa incident nuk dolëm madje do të thosha që ishte incident shumë i rëndë që desh kushtoi jetën e njeriut.
Çfarë dhe si ndodhi?
Por historia nis që në momentin kur ai u vendos siç të shpjegova në 'Vilën Nr.4. Nuk jemi te momenti i sëmundjes sepse aty ka lidhje me episodet që ju tregova më lart shumë telegrafisht, por në fillim, kur ai do të shkonte në zyrë. Sa mbërriti në vilë, më thërret mua dhe Behar Zhurdën që ishte shoqëruesi personal. Thotë që unë do të shkoj dit për ditë në zyrë. Paradite dhe pasdite. Nuk dua që distanca të bëhet pengesë në punë.
Po pse jua tha këtë?
Thjesht mendoi të na vinte në dijeni që ne të ishim të përgatitur të bënim punën tonë. Pra, ai na la të kuptonim se mos mendonim se meqenëse ishte aq larg dhe mund të punonte në zyrën që kishim përgatitur në shtëpi. Në këtë mënyrë ne morëm masat.
Çfarë masash morët konkretisht?
Ishim përballë një situate të re që për neve do të thoshte se ishte vështirësi e madhe. Nuk është e thjeshtë të kryesh detyrat e ruajtjes fizike të personaliteteve siç ishte Enver Hoxha, aq më shumë që ai do të lëvizte në orët fikse në vende të populluara që kishin një kërshëri të madhe për ta parë. Sigurisht dashuria ishte e madhe, por ne mendonim se mes tyre mund të hynte elementi i rrezikshëm. Kjo kërkonte një vëmendje të madhe nga ne. Dhe ashtu bëri. Makina në mëngjesin e ardhshëm lëvizi nga vila që po të them mbrapa pallatit të brigadave dhe doli në krye të Rrugës së Elbasanit dhe mori drejtimin e qytetit, ku pas afrimit te 'Liceu Artistik' morëm kthesën te Kryeministria për të përfunduar në godinën e Komitetit Qendror. Por kjo vazhdoi një ditë, dy, tre derisa e mësuan të gjithë njerëzit se në atë apo këtë orë, lëvizte shoku Enver për në zyrë. Kështu dilnin njerëz që përshëndesnin të ekzaltuar thjesht për ta parë ku ai i përshëndeste nga dritarja, por dilnin edhe hallexhinj që donin mos u krijohej mundësia ta takonin ti shprehnin hallin e tyre, që nuk ja kishin zgjidhur dot organet përkatëse të shtetit ku ai mund të ishte drejtuar. Në këtë mes, na ndodhi dhe incidenti që ju fola.
Çfarë incidenti konkretisht?
Një nga ato ditë, ndërsa makina e tij ecte duke u shoqëruar nga makinat tona, pikërisht poshtë te konviktet dhe fakultetet e universitetit të ndodhur në anë të Rrugës së Elbasanit, si zbret nga Pallati i Brigadave, kishte dalë një burrë më ngjyrë me një fëmijë në dorë, i cili e kishte mbledhur mendjen që të takonte me çdo kusht Enver Hoxhën, se ndryshe nuk i bëhej hallit të tij. Dhe kështu bëri. Ndërsa makinat kalonin në rrugën që po të them, burri me gjithë fëmijën në duar u hodh mbi makinë të Enver Hoxhës sa u përplas mbi të. Shoferi i saj, Muslim Korja frenoi në vend. Mirëpo, megjithëse frenimin, goditja ishte e madhe dhe kolpoja e makinës ishte e jashtëzakonshme saqë Enver Hoxha që ishte mbrapa, u përplas mbi mbështetëset e sediljeve të para sa të arrinte te xhami, ndërkohë që gjunjët ju goditën fort te mbajtëset e para. Goditja e personit që u hodh ishte shumë e madhe saqë makina ja bëri "bam", gjë që krijoi një situatë paniku dhe alarmi te Enver Hoxha.
U vra?
Sigurisht situata ishte e rëndë. Por nuk flitej për vdekje kjo falë manovrimit të menjëhershëm të shoferit Myslim Kore i cili mundi të shmangë momentin fatal.
Por Enver Hoxha brenda makinës u trondit keq. Veç anës fizike që u përplas me forcë duke shembur para, po mendonte tashmë se personi u vra. Në atë çast me sekonda grumbulli i njerëzve që i kishte pasur që më parë sytë te makina, filluan të grumbullohen menjëherë, por neve zbritëm me shpejtësi nga makinat e shoqërimit dhe e tërhoqëm personin që vazhdonte të rrinte i plandosur mbi kofanon e makinës së Enverit dhe e kaluam në çast mbrapa ku unë lash një oficer të eskortës të merrej me të si ishte puna dhe vijuam rrugën me shpejtësi të menjëhershme si të mos kishte ndodhur gjë.
Po Enver Hoxha çfarë tha?
Në atë situatë që vijoi vetëm disa çaste se ne e morëm rrugën sërish, përplasja e tij mbi makinë siç ta thash edhe më lartë e tronditi shumë Enver Hoxhën, kështu që ai ndërsa ecnim për te zyra, filloi të bërtiste shumë i shqetësuar: "e vramë, e vramë, e vramë. Bo, bo, ç'bëmë kështu". Vazhdoi kështu i shqetësuar, derisa zbriti nga makina. Kur zbriti, më thërriti menjëherë dhe më tha:
- Ore Sulo, e vramë neve atë? Çfarë i ndodhi?
- Jo - i thashë unë. - E mora vesh që ishte një njeri me ngjyrë dhe kishte një problem për shtëpi. Këto ishin në ato sekonda që ndenjëm aty.
- Po mirë more - tha- shko shikojeni si është puna.
- Si urdhëron - i thash - do të shikojmë.
- Tani - më tha - dhe më kthe përgjigje si është puna.
Dhe si rezultoi?
Shkuam prapë te vendngjarja dhe mora dhe takova personin që tashmë e kishte oficeri i sigurisë që kisha lënë unë. Si e takova, mësova se ai nuk kishte shtëpi dhe nuk kishte patur nga t'ia mbante, prandaj ishte detyruar të bënte gjestin më ekstrem. Madje kishte tre ditë që priste në të njëjtin vend të takonte Enver Hoxhën.
Mirëpo tashmë kërkonte përgjigje Enver Hoxha dhe kjo do të thoshte se problemi i atij duhej të zgjidhej para se ne të shkonim te Enveri. Kështu që e mora dhe shkova me të në Komitetin Ekzekutiv të qytetit. Gjeta Sekretarin e Komitetit Met Rrelin. I thashë që ai duhej rregulluar me shtëpi. Ai tha se do të interesohej ta mbaronte këtë punë shpejt. "Ça shpejt - i thash unë - duhet sot, madje tani se prêt përgjigje ai i madhi, - duke ja bërë me dorë lart. Kështu që atij i'u dha autorizimi dhe unë shkova te shoku Enver ku i raportova se si ishte puna. Ai më pyeti nëse ja kishim zgjidhur dhe unë ju përgjigja se çdo gjë ishte në rregull. Fola me ata shokët e komitetit dhe u zgjidh, kështu që personi tashmë ishte me shtëpi të re.
Domethënë që ai ja hodhi dhe u bë me shtëpi?
Po pra u bë menjëherë me shtëpi. Por ne na doli shqetësim i madh se mendonim problemet e sigurisë së mëtejshme të Enver Hoxhës. Mirë që ai personi me ngjyrë që kishte hall dhe s'kishte ndonjë qëllim të keq, por siç të shpjegova më lart, në atë mënyrë mund të dilte edhe elementi i rrezikshëm dhe kjo gjë më futi shumë në mendime.
Kështu që edhe kur i shpjegova shokut Enver ja lashë disi të hapur këtë ngërç që kisha unë, duke i thënë që "ja zgjidhëm atij por…, mos na ndodhtë gjë".
Po pse e thatë këtë?
Sepse ai kishte vendosur vetë nga do kalonte dhe si do të kalonte pa marrë mendimin ton. Na tha se do të kalojmë në këtë orë dhe nga kjo rrugë dhe kaq, mirëpo neve që jetonim çdo ditë me idenë e sigurisë së tij, aq më shumë se ngado që të shkonim dhe ngado që të ktheheshim, njerëzit na linin amanete të përditshme, duke na thënë "Ju lutemi na ruani shokun Enver", "Ruana shokun Enver", këto dëgjoheshin kudo dhe ne kishim obligim të madh saqë kishim mohuar familjet tona fare, por ishim natë e ditë në gatishmëri të jashtëzakonshme. Kështu që ndaj i thashë situatën tonë, duke i lënë të kuptonte se ndaj ndodhnin këto gjëra të papëlqyera, pasi nuk na kishte dhënë mundësi neve të vendosnim për mënyrat tona të lëvizjes.
Dhe çfarë të tha?
Dakord, - tha. - Më ke thënë që të bësh kështu e të bësh kështu. Por unë dua të shkoj në punë mor ti. Unë duhet të vete sido që të jetë. Si duhet të bëj? Atëherë unë iu përgjigja:
- Dakord shoku Enver. Ju duhet të vini dhe nuk po themi të kundërtën. Por të kalosh në atë rrugë të populluar ku njerëzit duan t'ju shohin e t'ju takojnë, duan t'ju përshëndesin dhe kanë dashuri. Por sigurisht ka dhe shumë prej tyre që kanë halle. Kështu që ne nuk kemi pse kalojmë në një rrugë të populluar aq më shumë në të njëjtën orë. Kalojmë paradite, kalojmë pasdite, kalojmë natën e kalojmë ditën. Kjo mendoj se nuk shkon. Unë ju kam thënë që na i lini ne në dorë se e zgjidhim vetë këtë punë.
Çfarë të tha?
- Po si mendon ti, - më tha, - nga të kalojmë?
-Po kalojmë anash Pallatit të Brigadave, dalim te parku dhe zbresim te stadiumi - i thashë.
- Po është parku aty ore - tha.
- Po është parku, po ka dhe rrugicë që kalon makina- e sqarova unë.
- Po mirë - vazhdoi- edhe andej do të ketë njerëz.
- Po të doni shoku Enver- i thashë - ma lër mua këtë punë se e rregulloj vetë.
Po mirë - tha - po e mendon se e rregullon dakord jam. Unë mjafton të jem në zyrë.
Dhe si e vazhduat?
Unë së bashku me Medu Backën u interesuam të rregullohej paksa rruga. Nuk donte shpenzime kushedi. Dhe siguruam rrugëkalimin siç zbret nga Pallati i Brigadave, kalojmë majtas dhe dalim te parku dhe menjëherë në Stadiumin "Qemal Stafa" dhe prej andej në zyrë. Dhe kjo rrugë u rregullua deri në mëngjes.
Dhe?
Të nesërmen ç'bëra? Nuk mora makinën e zakonshme të tij, por e hipa në një makinë të zezë që kishim neve, një makinë polake. Me të hipi shoqëruesi i tij i parë Behar Zhurda dhe në makinën e dytë isha vetë. Kështu u nisëm. Kur kaluam te muri që duhej të ktheheshim, unë e parakalova makinën e parë dhe mora kthesën. Më ndoqi dhe herë para dhe herë anash, e çuam menjëherë para zyrës që s'e mori vesh fare nga kaloi. Kur zbritëm, më pyeti,
- Ore si e bëtë këtë punë, nga kaluam kështu?
E rregulluam me Medu Backën - i tregova unë. - Bëni si të doni- tha prapë. Dakord jam.
Kështu, në këtë mënyrë me këto lloj kombinacionesh neve arrinim ta çonim pa e mësuar askush se ku dhe si kalonte. Ky ishte sekreti më i madh që mu desh të mbaja unë edhe me eprorët e mi.
Kur e çuam herën e parë dhe Benci priste para derës së banesës orën që të dilte për ta çuar më zyrë drejtori im Xhule Çiraku më pyeti se kur mund të vinte shoku Enver. Ndërkohë që lart priste makina e tij, priste makina tjetër e shoqërimit, etj, që të nisej, kurse unë e kisha marrë me makinë tjetër dhe tashmë ai ishte në zyrë. Kështu që kur pyeti Xhulja, unë ia ktheva se ai kishte dalë dhe ishte në zyrë tashmë. U çuditën dhe u bënë të interesuar.
Kështu Xhulia, më pyeti se "nga, si e qysh? Pse nuk na the?" Unë i thashë se s'ishte nevoja. Kur të dilnim jashtë Tirane e njoftonim vetë. Kështu që e merrja me një makinë çfarëdo të eskortës që ishte në dispozicion dhe pa përdorur fare makinën e tij fare, e çonim në zyrë.
Po me një makinë keni lëvizur?
Po kemi lëvizur edhe vetëm me një makinë. Kur dilte ai te hyrja e banesës, siç jua shpjegova dhe më lartë, afrohej menjëherë një makinë e eskortës që ishte në gadishmëri dhe pasi e mrrte përfundonte drejt e në zyrë, ndërkohë që një e shoqërimit rrinte shumë larg që të mos dukej dhe vrojtonte larg e larg, por askush s'e mësonte se me atë makinë kalonte vetë Enver Hoxha.
Sa makina kishte ai?
Në dispozicion të lëvizjes së Enver Hoxhës ishin tre makina. Dy makina të vogla dhe një xhip.
(Vijon nesër)
(er.nu/GSH/BalkanWeb)