E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: PS te votoje me 6 gusht imunitetet, ose te mbaje pergjegjesi Rozeta Rapushi



Data 6 gusht eshte dita dhe momenti per te votuar heqjen e imuniteteve per zyrtaret e larte te shtetit. Keshtu u shpreh dje Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, duke kerkuar votat e opozites per kete nisme te rendesishme ligjore, ne te kundert, sipas saj, socialistet do te marrin koston qe i takon. "Eshte rasti qe socialistet t'i qendrojne diskutimeve te tyre, qofte edhe per mungesen e ndeshkueshmerise ne disa raste apo edhe ne shume raste ne nivele te ndryshme, ne qofte se e kane seriozisht. Ne qofte se ata genjejne, kesaj radhe natyrisht, do te marrin koston qe i takon politikanit, kur vepron ndryshe nga ajo c'ka thote. 6 gushti eshte dita dhe momenti per te votuar, jo per te folur me. Kemi nente vite qe flasim. Duhet me vote dhe jo me fjale", - u shpreh Topalli, gjate konferences per shtyp te dhene pas takimit me Kryetarin e Dhomes se Perfaqesuesve te Mbreterise se Jordanise, Al Doghmi. Sipas Topallit, Parlamenti nuk ka pasur nje degjese me te gjere, me te rendesishme, me te suksesshme, sesa ajo e dates 21 korrik per ndryshimin e Kushtetutes per heqjen e imuniteteve. Ndaj, sipas saj, 6 gushti eshte momenti jo per te folur, por per te vepruar. Ne kete kuader, Topalli beri te qarte se 6 gushti eshte nje date e caktuar ne Konferencen e Kryetareve dhe ne te njejten kohe i eshte bere e ditur seances plenare te dates 12 korrik, te cilen asnje deputet nga opozita nuk e kundershtoi. "Me 6 gusht do te jete seanca plenare e diskutimit dhe e votimit per ndryshimet kushtetuese per heqjen e imunitetit. Eshte nje proces qe ne fakt fillimet e tij i ka nente vite me perpara, ka nje vit e gjysme qe mbi kete proces punojne specialiste, eksperte te huaj te institucioneve kryesore nderkombetare, Euralius, PACA, Keshilli i Europes dhe ne kuadrin e projekteve te ndryshme kunder korrupsionit. Eshte nje proces qe ka filluar dhe eshte formalizuar ne daten 6 korrik", - shtoi kryetarja e Kuvendit. Nga ana tjeter, ajo theksoi se eshte e gatshme qe nga data 7 gusht, te nise procedura per shqyrtimin e kerkesave te tjera te selise roze, per ndryshimin e Kushtetutes per proceduren e zgjedhjes se krereve te institucioneve. "Qe nga data 7 gusht, nese opozita eshte gati, mund te mbledh Konferencen e Kryetareve dhe per te vazhduar me pas me iniciativen qe ploteson kriteret formale juridike. Kaq mjafton per te filluar procedura. Te gjithe jane te interesuar per te pasur me shume investitore te huaj ne Shqiperi. Por qe te kemi edhe me shume investitore ne Shqiperi, investime te huaja direkte dhe jo vetem, natyrisht duhet te bejme nje lufte qe nuk duhet te kete nderprerje dhe qe e ka emrin lufta kunder korrupsionit, ku ben pjese heqja e velit te mbrojtjes nga cdo akuze kunder korrupsionit, qe zyrtare te larte ne gjykate, Parlament, apo ne krye te institucioneve kushtetuese, mbajne", - tha Topalli. Sipas saj, asnjeri nuk mund dhe nuk duhet ta perdore imunitetit si nje lloj strehe dhe per te vazhduar te beje korrupsion. Ajo shtoi se, nese do te ishte ne opozite, nuk do te reshte cdo ore dhe cdo minute, te kerkonte heqjen e imunitetit. "Gje me absurde sesa fakti qe opozita te justifikoje gjithfare instrumentesh qe te mos kerkoje heqjen e imunitetit, une nuk kam degjuar gjate gjithe jetes sime politike ne Shqiperi, por edhe sa lexoj, ne gjithe politiken globale", - theksoi ajo.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›