Oketa: Takimi im me Topin për FRD, rotacion politik 2013
TIRANË- Kreu i grupit nismëtar të FRD-së, Gazmend Oke ta, e sheh të pashmangshëm rotacionin politik përmes zgjedhjeve parlamentare të 2013-ës. Madje, ai thotë se rotacioni është më e pakta krahasuar me atë që do t’u ofrojnë me votë qytetarët shqiptarë pushtetarëve aktualë. Në këtë intervistë për “Gazeta Shqiptare”, z.Oketa flet për synimet e FRDsë dhe si do të shndërrohet ajo në një forcë të rëndësishme brenda një kohe të shkurtër. Ish deputeti demokrat tregon arsyet pse FRD refuzon aleancat me PD-në dhe PS-në si dhe rolin që do të ketë së shpejti Bamir Topi në “Frymën e re Demokratike”. Sa u përket zgjedhjeve për kreun e ri të FRD-së, Oketa shprehet se është herët për të folur, por sipas tij kushdo qoftë, ai do të jetë me mandat të kufizuar.
Z.Oketa si po përhapet në të gjithë Shqipërinë “Fryma e re Demokratike”?
Besoj se procesi i ngritjes së degëve të Frymës së Re Demokratike në të gjithë Shqipërinë po ecën shumë mirë. Janë ngritur grupet nismëtare në shumë bashki e komuna dhe nga ana tjetër janë zyrtarizuar disa degë të FRD-së. Është një proces, i cili kërkon sigurisht angazhim dhe falë mbështetjes që FRD po gjen, ecuria është shumë optimiste dhe domethënëse. Ka mbështetje nga të gjitha grupmoshat, por sidomos nga të rinjtë, ka mbështetje nga të gjitha profesionet.
Kush po i afrohet më tepër FRD-së, a ka patur refuzime nga ata të cilëve u jeni drejtuar dhe kë besoni të tërhiqni më shumë në radhët e saj?
Nuk mund të them se ka pasur refuzime. Ne jemi deklaruar se jemi një forcë e hapur dhe mirëpresim të gjithë ata qytetarë të ndershëm, të cilët duan t’i kapin fund kësaj politike konfliktuale dhe të hapin një kapitull të ri e modern në të ardhmen e politikës shqiptare. Është një projekt politik, i cili besoj se ka nisur në rrugë të mbarë, dhe siç thuhet fillimi i mbarë është gjysma e punës. Do dëshiroja të përcillja një falënderim për të gjithë ata qytetarë shqiptarë kudo që janë, të cilët na kanë mbështetur dhe inkurajuar gjatë gjithë kësaj periudhe.
Çfarë do të ndodhë me FRD tashmë që z.Bamir Topi ka mbyllur mandatin presidencial, cila do të jetë pesha që ish-Presidenti i vendit do të ketë tek kjo parti?
Nuk ka kaluar ende një javë nga mbarimi i mandatit presidencial të z.Topi dhe siç ai vetë është deklaruar, do të marrë kohën e nevojshme për të publikuar vendimin e tij lidhur me angazhimin në politikë. Unë nuk dua të flas në emër të z. Topi, por sigurisht që angazhimi i tij në FRD do të ishte kontribut dhe një vlerë e shtuar e padiskutueshme.
Z.Topi foli para pak ditësh për një takim me ju javën e ardhshme. Për çfarë do të takoheni?
Unë dhe z. Topi do të kemi një takim ku do të diskutojmë pikërisht këtë çështje dhe më pas çdo deklarim që lidhet me emrin e z.Topi dhe angazhimin e tij politik duhet të bëhet nga vetë z. Topi. Personalisht kam gjithë durimin e nevojshëm për të pritur fundin e gushtit apo fillimin e shtatorit për të dëgjuar këtë deklaratë dhe për t’u njohur me gjithë detajet e këtij angazhimi.
Çfarë nënkuptoi darka tek “Lion Park”? Cila ishte domethënia e saj pak çaste pasi z.Topi mbylli mandatin presidencial?
Nuk bëj pjesë tek ata të cilët me patjetër duhet t’i gjejnë një nënkuptim gjithçkaje dhe nga ky këndvështrim lë të lirë imagjinatën e cilitdo të hamendësojë se ç’domethënie kishte ajo darkë. Ajo ishte thjesht një darkë me shumë miq të angazhuar në politikë dhe shumë të tjerë jashtë saj. Ishte takim midis miqsh, të cilët këtë raport miqësor nuk e lidhin me pozicionet shtetërore apo me karrigen që dikush mund të mbajë për një periudhë të caktuar kohore, por e nderojnë dhe e respektojnë njëri-tjetrin për vlerat njerëzore që gjithsecili mbart. Tek e fundit dhe ne që merremi me politikë kemi nevojë për biseda me tematikë jashtë politikës dhe po ashtu kemi nevojë herë pas here për një gotë verë apo birrë nën shoqëri të mirë.
Kur do të bëhen zgjedhjet brenda FRD-së dhe a do të jetë Bamir Topi kryetar i saj? Si do të procedohet me zgjedhjet, çfarë do të jetë ndryshe nga partitë e tjera ne rastin e zgjedhjes së lidershipit të FRD-së?
Ne si grup nismëtar po punojmë intensivisht për ngritjen e strukturave kudo dhe kalimin sa më parë në procesin zgjedhor brenda tyre. Vjeshta do të jetë periudha kur intensiteti i punës do të ketë maksimumin e tij dhe për shkak të zgjedhjeve puna e grupit nismëtar do të marrë fund, për t’u lënë vendin strukturave të zgjedhura. Është ende herët për të deklaruar se kush do të jetë kryetari i FRD, por një gjë mund të deklarohet që tani se cilido qoftë ai, mandati i tij do të jetë i kufizuar. Kjo vlen për të gjitha nivelet dhe është vendosur kështu pikërisht për ta bërë FRD një forcë të të gjithë anëtarëve dhe një forcë, e cila mundëson qarkullimin e elitave politike, fjalë e cila tingëllon si e huaj për politikën shqiptare. FRD do të jetë një forcë politike, e cila do t’u japë shansin dhe mundësinë shumë të rinjve dhe të rejave, të cilët duan të kontribuojnë për një politikë ndryshe. FRD do t’u japë atyre gjithë hapësirën e duhur për t’u përgatitur dhe për marrë në një të ardhme të afërt përgjegjësitë që i takojnë. Ky është një angazhim politik i yni, në emër të të ardhmes, me dëshirën, shpresën dhe bindjen se e ardhmja e Shqipërisë dhe e qytetarëve shqiptarë do të jetë më e mirë për çdo shqiptar, pavarësisht bindjeve politike. Shqipëria duhet të jetë një vend i të gjithë shqiptarëve dhe jo një vend i “dashur” vetëm i pushtetarëve.
Si i konsideroni zërat kundër në PD të Mark Markut dhe Selami Xhepës?
Të dy kolegët deputetë bëjnë pjesë tek ata individë, të cilët personalisht i respektoj për etikën në komunikim, për formimin e tyre profesional dhe për karakterin e tyre. Pjesa tjetër lidhur me kritikat e tyre, është një çështje e cila nuk më takon ta komentoj, pasi unë tashmë e kam marrë vendimin tim dhe çdo koment do tingëllonte si i anshëm.
Cili është synimi i FRD-së në zgjedhjet e ardhshme parlamentare? Pse nuk bëni koalicion as me PD-në dhe as me PS-në? Me kë do të krijoje aleancë FRD-ja në zgjedhjet e 2013-ës?
Si një forcë e re politike “Fryma e Re Demokratike” do të punojë për konsolidimin e saj dhe shndërrimin në një faktor të rëndësishëm në skenën politike shqiptare. Koalicioni i saj do të jetë vetëm me qytetarët shqiptarë, në funksion të ndërtimit të shtetit të së drejtës dhe realizimin e aspiratës së shqiptarëve për të qenë pjesë e denjë e bashkësisë së madhe evropiane. Në këtë qëllim të madh FRD nuk do të bëjë asnjë koalicion me zotin Berisha dhe zotin Rama. Është e qartë për cilindo, se praktikisht ka një koalicion ndërmjet z.Rama dhe z.Berisha, koalicion i cili arnoi kodin elektoral duke mos respektuar as parimet kushtetuese, as vullnetin e forcave të tjera politike.
Ka të drejtë Bamir Topi kur thotë se duhet një rotacion politik në 2013-ën?
Në zgjedhjet e vitit 2013 shqiptarët kanë një shans për t’i dhënë një leksion të mirë politikës së vjetër, e cila mbijeton duke mbajtur gjithmonë qëllimisht një klimë të tensionuar politike. Shqiptarët kanë një shans për të dëshmuar se ashtu si qytetarët e vendeve europiane kanë mbështetur alternativat e reja politike, edhe ata do të dinë të hapin perspektiva të reja për vendin. Zgjedhjet e 2013-ës duhet të jenë një ndëshkim i mirë për klasën politike në tërësi dhe duhet të ndihmojnë për rikthimin e moralit në politikë. Dita e zgjedhjeve duhet të jetë dita kur qytetarët duhet të ngrenë fort zërin e tyre, pasi nëse nuk e bëjnë rrezikojë në mbeten “pa zë” edhe për shumë vite të tjera. Ata duhet të kuptojnë se fuqia e tyre është tek vota, dhe këtë duhet ta shfrytëzojnë, pasi kanë detyrim kundrejt të sotmes, por edhe kundrejt të ardhmes së vendit, kanë detyrim kundrejt fëmijëve të tyre, por edhe kundrejt nipërve e mbesave që do kenë në një të ardhme të afërt. Rotacioni politik është shumë pak. Shqipëria ka nevojë për më shumë se thjesht një rotacion politik. Këtë e kanë në dorë qytetarët shqiptarë dhe personalisht jam shumë optimist se ata do dinë ta shfrytëzojnë këtë mundësi që do të kenë.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)