Imuniteti, Berisha-PS: Po bllokoni statusin për BE
TIRANE- Kuvendi vijon debatet per ndryshimet kushtetuese për heqjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë.
Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar PS se me vendimin per te mos vituar heqjen e imunitetit bllokojne statusin e vendit ne BE.
Ai ka thene se kjo opozite eshte e vetmja qe do imunitetin dhe qeverine me imunitet, duke u deklaruar keshtu kunder luftes se korrupsionit.
Ju duhet imuniteti për në dogana, për ilaçet të kërcënoni doganierët të lëvizin traun. Ju ikën bamirësat e Topit. Nuk e doni korrupsionin, atëherë urdhëroni ta lëvizim imunitetin- tha ai.
Sipas Berishes lufta kunder korrupsionit eshte thelbesore per integrimin e vendit.
Xhafaj në 12 korrik nuk thotë një fjalë dhe nuk kundërshton kur caktohet data 6 gusht. Del Xhafaj që thotë pastaj se data 6 gusht u caktua nga Sali Berisha. Ky parlament ka një regjistrim zanor dhe me kamer dhe të jap fillimin dhe miratimin e kalendarit në 12 korrik. Në këtë datë u votua se do të jetë 6 gusht që do të votohen amendamentet e kushtetutës, kjo se kërkohej koha e shkurtuar e 2 amendamenteve- tha ai.
Kryeministri ka thene se me pretendimin e opozites per votimin ne shtator bllokohet statusi per te treten here. “Caktoni si kusht që ju të bllokoni shtetin dhe të kapni institucionet kushtetuese dhe këtë e bëni me qëllime më të papranueshme për shqiptarët. Presidentin e morën ata të cilët në përputhje me kushtetutën kishin votat, dhe ju kur hoqët 3/5 për presidentin e bëtë se besonit se kryetari juaj do ishte kryeministri i radhës apo një nga ju presidenti i radhës. Unë se bëra këtë e bëra për ti hequr një nen krize kushtetutës së vendit- tha ai.
Xhafaj: Jo dy votime per Kushtetuten
Deputeti i PS-se, Fatmir Xhafaj e ka quajtur nje debat te njeanshem kete te sotmin per kufizimin e imunitetit. “Eshte e papranueshme qe te votojme dy here per ndryshimin e kushtetues, nje here ne gusht dhe nje here ne shtator. Askush nuk ka te drejte te spekuloje mbi kete qendrim te qarte”- tha Xhafaj.
Ai sqaroi edhe pretendimet e dates 6 gusht nga ana e maxhorances dhe kryeministrit. Sipas saj, vendimi i Konferences se Kreytareve ka qene i njeanshem per daten 6 gusht. “Kete qendrim te opozites e gjeni ne procesverbalin e seances perkatese. Shumica flet per proces konsensual, por vete cakton per gjithcka, ky eshte imponim, mungese vullneti per kompromis”- tha ai.
Deputetet kane perpara per votim draftin e përbashkët te hartuar me konsensus në Këshillin e Legjislacionit dhe Komisionin e ligjeve për këtë çështje, ndonese opozita ka deklaruar se nuk do te votoje ne kete date.
Pasi sipas saj, ndryshimet kushtetuese nuk duhet të përfshijnë vetëm heqjen e imunitetit të zyrtarëve, por të bëhen ndryshime të plota që lidhen edhe me emërimet e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë apo të asaj Kushtetuese.
Nga ana e saj maxhoranca e ka cilesuar kete date nje detyrim, permbushje te rregullores dhe i ka bere apel te vazhdueshem opozites per te dhene voten e saj pro.