E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Imuniteti”, Berisha tjetër apel Ramës: Reflekto deri në 6 gusht – po mban peng integrimin e vendit

18-07-2012 / Gazeta 55

Mbledhja e Qeverisë, kryeministri Berisha trajtoi para anëtarëve të kabinetit disa çështje si lehtësimi i procedurave për dhënien e tokave të papunuara, kthimi i banesave tek pronarët, si dhe heqja e imunitetit. Sipas kreut të mazhorancës mosmiratimi i heqjes së imunitetit do të thotë qartazi se lidershipi socialist po mban peng imunitetin. Shefi i ekzekutivit i bëri thirrje kreut të opozitës, të reflektojë deri më datën 6 gusht dhe të votojë ligjin për heqjen e imunitetit. Kryeministri tha se opozita po mban peng imunitetin për interesa të një grupi miliarderësh në Partinë Socialiste. “Për një drejtues nuk mund të ketë kurrë një pengesë që të mos votojë një akt të tillë me të cilin ai u thotë qytetetarëve se ne do jemi të barabartë para ligjit. Unë mendoj se është një mijë herë më mirë që të dëgjosh gjërin e një qytetari të papunë që sot nuk e di se çfarë do ti japë fëmijëve sepse korrupsioni iu merr kafshatën nga goja. Unë nuk mund të gjejë kurrë një motiv për të penguar heqjen e tij. I bëj thirrje Ramës ta mendoj dhe ta rimendojë më mirë se kjo që bën është tmerrësisht e rëndë dhe në kundërshtim me interesin jetik të çdo qytetari të këtij vend. Është një mur që ngrihet në procesin e integrimit dhe në rrafshin njerëzor është gjenerator i korrupsionit, i pabarazisë ndaj qytetarëve. Imuniteti nuk mund të mbrohet sepse shumica erdhi në kushtet që kërkove. Kërkove me ndyshimet në kushtetutë dhe ne e pranuam”- u shpreh Berisha.
Ai ka theksuar se me heqjen e imunitetit përfiton edhe vetë kreu i opozitës, por edhe gjithë shoqëria shqiptare duke u bërë më transparente “Uroj që data 6 ta frymëzoj zotin Rama. Uroj që ai të mendoj për të gjitha ata shqiptarë që sot janë pa punë dhe tek një shoqëri transparente nxitet më shumë punësimi në tërësi, shoqëria bëhet më e drejtë, të drejtat e njeriut bëhen më të garantuara.Klubi i miliarderëve lëshon pallate të tëra e imunitetin nuk e lëshon, por kjo është detyra e drejtuesit që duhet të marrë për bazë interesat e qytetarëve në çdo rast”- shtoi Berisha.

Bujqësia ka potencial shumë të madh punësimi
“Vendorët t’u japin tokat e papunuara atyre që duan t’i punojnë. Në funksion të këtij qëllimi qeveria vendosi lehtësimin e procedurave për tokat e papunuara”.
Një vendim i tillë u i bë i ditur sot nga Kryeministri, Sali Berisha. “U bëj thirrje qeveritarëve vendore, të shohin këtë vendim si një mundësi të re të madhe për krijimin e mijëra vendeve të punës. Të shohin këtë vendim si një mundësi e madhe që u jepet atyre për të adresuar probleme themelore të familjeve. Në rast se ne konsiderojmë dhe e kemi konsideruar qytetarin të parin, nuk mund të ketë asnjë mëdyshje se synimi i të gjitha reformave tona është që të mbështesim, të ndihmojmë  dhe ta bëjmë atë më të begatë përmes punës së tij, më të lirë përmes forcimit të shtetit ligjor dhe garantimit të lirive të tij”, vuri në dukje Berisha.
Në këtë kontekst, sipas tij, janë marrë një seri masash që kanë lehtësuar dhe lehtësojnë biznesin vogël, që kanë lehtësuar biznesin në tërësi, por suksesi i arritur në koncesionet me hidrocentralet duhet të frymësojë çdo degë të ekonomisë, çdo kryetar komune dhe bashkie të vendit.
“Potencialet janë të jashtëzakonshme. I ftoj ata të bëjnë gjithçka që tokat e papunuara të territorit të tyre t’u jepen atyre që kanë dëshirë dhe vullnet për ta punuar. Pronësia nuk humbet por jepen me të dhjeta, taksë e drejtë dhe e ndershme. aty ku toka është djerrinë apo komunale t’ua japin me një euro, kundrejt kushteve për të zhvilluara plantacionin, fermën blegtorale apo me bimë mjekësore etj”, deklaroi shefi i ekzekuitivit.
Po kështu, Kryeministri kërkoi nga ministria e linjës që të përparësojë në grantet që jep përfituesit e këtyre parcelave nga autoritetet vendore për zhvillimin e tyre.
“Është e domosdoshme që një ekip i Ministrisë së Bujqësisë, pas miratimit të këtij vendimi që lehtëson më shumë procedurat dhe u jep autoritet krerëve të njësive vendore, por duhet një monitorim i këtij procesi, ku pengohet. Ndoshta duhet organizuar seminar në shkallë rajoni apo promovim në mediat lokale të këtyre potencialeve. Çdo tokë e dhënë e papunuar është janë vende pune të krijuara”, vlerësoi Berisha, lidhur me një çështje të tillë.

Berisha: Banesat t’u lirohen pronarëve
“Të përgatitet dekret-ligji me qëllim që banesat t’u lirohen pronarëve. Do të ngarkohet Enti i Banesave dhe do të përdoren të gjitha mjetet e shtetit për të zbatuar ligjin”. Kështu u shpreh kreu i qeverisë lidhur me një tjetër çështje të trajtuar prej tij në këtë mbledhje.
Ndërkohë që në vijim të këtij qëndrimi, Berisha bëri me dije faktin se banuesve të këtyre banesave u ofrohet kredi me zero interes, por shtëpia e pronarit duhet të lirohet.
“Ne kemi mbi dy vjet që kemi përcaktuar shumën, kemi ofruar kredinë, por diku funksion diku jo se kryetari i bashkisë nuk do dhe nuk i pyet. Pronarëve do t’u kthehen shtëpitë. Ka një mal të turpshëm falsifikimesh mbi to, që të gjitha duhet të jenë objekt denmoncimesh në prokurori. Shtëpia duhet të lirohet. Enti i Banesave, ligji do parashikojë, nëse brenda një afai të caktuar bashkia nuk e zbaton, enti do të ndërhyjë me të gjithë forcën e ligjit dhe ta zbatojë atë. Nuk mund të shkohet me pronarët më në këtë mënyrë. Shumica janë kthyer, por prapë janë disa mijëra dhe kryesisht janë në Tiranë, sepse këtu ka patur më shumë”, vlerësoi Berisha.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›