Fituesit relativë të ekonomisë së re globale
Një indikator i rëndësishëm i fuqisë së sfidave të reja të ekonomisë globale është ajo se pak shtete i përmbushin të gjitha kërkesat. Në të vërtetë, disa prej rrëfimeve më spektakolare, suksesi në fushatën e ekonomisë në këto kohë – Kina në veçanti – dështon të përmbushë më shumë se një prej kërkesave. Do të jenë kohë të vështira për ne. Por disa – kijeni parasysh Brazilin, Indinë dhe Korenë Jugore – do të jenë në pozitë më të mirë se të tjerat
Ekonomia botërore përballet me paqartësi të mëdha në aspektin afatshkurtër. A do të arrijë eurozona që të zgjidhë problemet e saj dhe të shmangë një shpërbërje të mundshme? A do ta sajojë SHBA-ja një shteg për ripërtëritjen e rritjes? A do ta gjejë Kina mënyrën për ta ndaluar ngadalësimin e vet ekonomik? Përgjigjet në këto pyetje do të përcaktojnë evoluimin e ekonomisë globale gjatë disa viteve në vijim. Mirëpo, pa marrë parasysh atë se si këto sfida urgjente zgjidhen, është e qartë se ekonomia botërore po hyn në një fazë të re tejet të gjatë sikurse edhe në një fazë që do të jetë dukshëm më pak miqësore për rritjen ekonomike sesa cilado tjetër periudhë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Pavarësisht se si i përballojnë vështirësitë e tyre aktuale, Evropa dhe Amerika do të ballafaqohen me borxh të lartë, shkallë të ulët rritjeje dhe politika të brendshme kundërshtuese. Madje, edhe në rastin e skenarit më të mirë, në të cilin euroja mbetet e paprekur, Evropa do të tërhiqet teposhtë nga detyra shumë punëkërkuese e rindërtimit të Unionit të vet të tkurrur.
Ndërsa, në SHBA, polarizimi ideologjik ndërmjet demokratëve dhe republikanëve do të vazhdojë të paralizojë politikat ekonomike. Në të vërtetë, virtualisht të gjitha ekonomitë e avancuar, pabarazitë e shumta, tendosjet në klasën e mesme dhe popullatat e mplakura do të nxisin grindje politike në kontekstin e papunësisë dhe burimeve të pakta fiskale. Derisa këto demokraci të moçme gjithnjë e më shumë kthehen nga brendia, do të bëhen më pak ndihmë ofruese për partnerët ndërkombëtarë – më pak të vullnetshëm për të mbështetur sistemin multilateral tregtar dhe më të gatshëm t’u përgjigjen unilaterisht politikave ekonomike diku tjetër, gjë kjo të cilën e perceptojnë si të dëmshme për interesat e tyre.
Ndërkohë, tregjet e mëdha në lulëzim si Kina, India dhe Brazili nuk duket se do të mbushin boshllëkun, pasi do të mbesin të interesuara të mbrojnë sovranitetin e tyre kombëtar dhe hapësirën e manovrimit. Si rezultat i kësaj, mundësitë për bashkëpunim global për çështjet ekonomike dhe të tjera do të pakësohen edhe më shumë. Ky është një lloj ambienti global që venit potencialin e çdo shteti për rritje. Basti i sigurt është se nuk do të shohim kthim në atë lloj rritjeje që bota – e veçanërisht ajo e zhvilluar – ka përjetuar në dy dekadat e para krizës financiare. Është ky një ambient që do të prodhojë pabarazi të thella në performancat ekonomike përreth botës. Disa shtete do të jenë më të prekura negativisht se sa disa të tjera. Ato që kalojnë relativisht më mirë do të ndajnë tri karakteristika. E para, ato nuk do të tërhiqen poshtë nga nivelet e larta të borxhit publik. E dyta, nuk do të jenë tepër të sigurt në ekonominë botërore dhe motori i tyre i rritjes ekonomike do të jetë i brendshëm, e jo i jashtëm. Në fund, ato do të jenë demokraci të forta. Ulja në mesatare e nivelit të borxhit publik është e pamundur, për shkak se ato që arrijnë deri në 80-90 për qind të GDP-së bëhen kanxhë serioze për rritjen ekonomike. Ato e pengojnë politikën fiskale, shkaktojnë lëkundje serioze në sistemin financiar, nxisin beteja politike rreth taksave dhe hapin rrugë për konflikte të kushtueshme të shpërndarjes. Qeveritë e preokupuara me reduktimin e borxhit nuk mund të ndërmarrin investime të duhura për ndryshime afatgjate strukturore. Me pritje të pakta (si në Australi dhe Zelandën e Re), shumica më e madhe e ekonomive të avancuara të botës janë apo shumë shpejt do t’i takojnë kësaj kategorie.
Shumë ekonomi me tregje të hapura, si Brazili dhe Turqia, ia kanë dalë të frenojnë rritjen e borxhit publik gjatë kësaj kohe. Por ato nuk e kanë parandaluar qejfin për huamarrje në sektorët e tyre privatë. Pasi që borxhet private kanë mundësi të kthehen në detyrime publike, pesha e ulët e borxhit qeveritar, në fakt, mund të mos u ofrojë këtyre shteteve mbrojtjen që ato besojnë se e kanë. Shtetet që varen së tepërmi në tregjet botërore dhe financat globale për të ushqyer rritjen e tyre ekonomike do të pësojnë disavantazhe po ashtu. Ekonomia e brishtë botërore nuk do të jetë miqësore për një rrjet të gjerë huamarrësish të huaj (apo një rrjeti të gjerë huadhënësish të huaj). Shtetet me deficite të mëdha (si Turqia) do të mbesin peng i disponimit të luhatshëm të tregut. Ato me suficit të lartë (si Kina) do të përballen me presion të shtuar – përfshirë edhe kërcënimin për shpagim – për të frenuar politikat e tyre “merkantiliste”. Rritja e nxitur nga kërkesat e brendshme do të jetë një strategji më e besueshme sesa rritja nga eksporti. Kjo do të thotë se shtetet me treg të gjerë të brendshëm dhe shtresë të mesme të begatë do të kenë një avantazh të rëndësishëm.
Në fund, demokracitë do të kalojnë më mirë për shkak se i kanë institucionalizuar mekanizmat e menaxhimit të konfliktit, të cilat regjimeve autoritare u mungojnë. Demokracitë si India tani duket se po lëvizin tepër ngadalshëm dhe se janë afër paralizimit. Por ato sigurojnë arena konsultimi, bashkëpunimi dhe të marrjes dhe dhënies ndërmjet grupeve të kundërta shoqërore, të cilat janë vitale në kohëra trazirash dhe dridhjesh. Në mungesë të institucioneve të tilla, një konflikt distribucioni mund lehtësisht të derdhet në protesta, demonstrata dhe trazira civile. Pikërisht këtu India demokratike dhe Afrika Jugore e kanë avantazhin karshi Kinës apo Rusisë. Shtetet që kanë rënë nën kontroll të liderëve autoritar – për shembull Argjentina dhe Turqia – janë po ashtu tejet në dizavantazh. Një indikator i rëndësishëm i fuqisë së sfidave të reja të ekonomisë globale është ajo se pak shtete i përmbushin të gjitha kërkesat. Në të vërtetë, disa prej rrëfimeve më spektakolare suksesi në fushatën e ekonomisë në këto kohëra – Kina në veçanti – dështon të përmbush më shumë se një prej kërkesave. Do të jenë kohëra të vështira për ne. Por disa – kijeni parasysh Brazilin, Indinë dhe Korenë Jugore – do të jetë në pozitë më të mirë se të tjerat.
Autori është profesor në shkollën e qeverisjes Kennedy të Universitetit të Harvardit. Shkrimi është botuar së pari në rrjetin “Project Syndicate”