Imuniteti Islami Politika e Rames mediokre dhe feminore
Deputeti Kastriot Islami, konsideron politikën që po ndjek kryesocialisti Edi Rama për çështjen e heqjes së imunitetit si një politikë mediokre dhe fëminore. Në intervistën dhënë në studion e ABC NEËS, Islami u shpreh se vetë socialistët nuk janë të qartë për atë çka duhet bërë.
Në analizën e tij politike, Islami thotë se Partia Socialiste nuk fiton zgjedhjet për shkak të së ashtuquajturës elitës së saj, e cila nuk synon të fitojë përballjen elektorale me kundërshtarin, por të forcojë pushtetin e brendshëm partiak.
Islami thotë se kjo elitë politike në PS, ka bërë të mundur që të evitohen dhe të mos dëgjohen zëra të rëndësishëm të kësaj force politike, si ish-Presidenti Rexhep Meidani, apo zyrtarë të tjerë të lartë. Sipas tij, gjithçka ka qenë e qëllimshme nga Edi Rama.