Klima favorizuese ndaj biznesit investitoret greke projekte ne Shqiperi
Kryeministri Sali Berisha ka pritur në takim një grup investitorësh të kompanisë greke DEMCO, të kryesuar nga presidenti i saj Dimitri Contominas, e cila vepron si operuese dhe financuese në shumë fusha, më kryesoret përmenden energjia, miniera, infrastruktura dhe media. Gjatë këtij takimi, Zoti Contominas i shprehu Kryeministrit Berisha përgëzimet dhe simpatinë për zhvillimet e mëdha ekonomike te Shqipërisë dhe ndryshimet e shpejta të gjithanshme të ndodhura në Shqipëri. Contominas është shprehur se reformat e ndërmarra nga qeveria dhe kryeministri Berisha kanë dhënë rezultate në krijimin e një klime ftuese dhe shumë të përshtatshme investimi. Sipas tij, është pikërisht kjo klimë që e bënë grupin që drejton të drejtojë vëmendjen dhe të vendosë për të zhvilluar projekte në Shqipëri.
Nga ana e tij, Kryeministri Berisha e prezantoi grupin me reformat konkrete te ndërmarr nga qeveria në ekonominë shqiptare dhe u ndal ne veçanti në fushat me interes dhe për kompaninë DEMCO. Kryeministri bëri një ekspoze të rezultateve të arritura në fushën e infrastrukturës, minierave dhe sidomos në atë të energjisë, ku projektet në zbatim nga kompani të mëdha ndërkombëtare dhe vendase rriten nga dita në ditë. Kryeministri u shpreh se energjia e rinovueshme, zhvillimi i qëndrueshëm dhe i gjelbër, duke qenë në fokus të reformave të ndërmarra gjatë dy mandateve qeverisëse kanë bërë që numri i projekteve e hidrike të realizuara me sukses në këto 5 vitet e fundit të arrijë në 72 dhe të vazhdojë puna në 50 projekte të tjera.
Në këtë kontekst, Kryeministri vuri në dukje se interesi i investitorëve të huaj për këtë fushë dhe fusha të tjera është në rritje dhe propozime vazhdojnë të paraqiten në strukturat përkatëse.
Një ndër fushat e rëndësishme ku grupi DEMCO mendon të investojë është fusha e transportit dhe konkretisht portet. Presidenti Contominas veçoi konkretisht portin e Vlorës, për të cilin u shpreh se është një projekt me rëndësi strategjike jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin.