PS leter Presidentit per kufijte detare

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste i ka dërguar Presidentit të Republikës zotit Bujar Nishani, një letër në të cilën kërkohet ushtrimi i autoritetit të Presidentit, mbi marrëveshjen e përcaktimin e kufijve detarë mes Republikës së Shqipërisë dhe Greqisë. Në këtë letër, deputetët socialistë shprehen se përbën një detyrim më shumë për kreun e shtetit dhe autoritetet e vendit për të ushtruar gjithë pushtetin me qëllim imponimin e plotë të standardeve të transparencës dhe ekspertizës në çdo hap të negocimit, nënshkrimit, hyrjes në fuqi dhe zbatimit të kësaj marrëveshje.
Sipas grupit parlamentar socialist, një marrëveshje ndërmjet Shqipërisë dhe vendit fqinj për të zgjidhur përfundimisht çështjen e kufirit detar është e nevojshme brenda kushteve për të negociuar dhe përmbushur detyrimet e ndërsjellta në kushte të barabarta, reciproke dhe në përmbushje të parimeve të fqinjësisë së mirë.
Sipas deputetëve socilistë, çdo tentativë për të arritur një marrëveshje me dyer të mbyllura e mbi të njëjtat parime si ato që hodhi poshtë unanimisht vendimi i Gjykatës Kushtetuese, do të ishte një shkelje e rëndë, për më tepër e përsëritur, e autoriteteve të shtetit shqiptar në kurriz të interesave kombëtare dhe sovranitetit territorial të vendit.