E Diel, 1 Nëntor 2026

Majko: Mund të ketë negociata të momentit të fundit për imunitetin

Relatori për çështjen e kufizimit të imuniteteve dhe një ndër eksponentët më të lartë të Partisë Socialiste, Pandeli Majko ka ritheksuar sërish se propozimet e bëra nga selia rozë, që i përkasin sistemit të drejtësisë, nuk janë kushte për atë kompromis që është arritur më parë, raporton Top Channel.

Sipas Zotit Majko, kjo do te thotë se PS ka vullnet të plotë për kufizimin e imuniteteve, por kërkon që në të njëjtën kohë të diskutohet dhe analizohet edhe në sytë e publikut të gjerë paketa e propozuar nga ta.

Përsa i përket seancës së të hënës, zoti Majko ka rikonfirmuar qëndrimin e PS për të mos votuar, por nga krahu tjetër është shprehur edhe pro negociatave të momentit të fundit që do të shtynin një veprim të njëanshëm të mazhorancës e që do t’i hapnin rruge, siç thekson ai, një procesi të përbashkët dhe jo në baza pozicionimesh partiake.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›