E Diel, 1 Nëntor 2026

Imuniteti, Berisha: Votojeni me 6 gusht; Rama: Nuk votojmë

Një ditë pas deklaratës së kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, i cili akuzoi kryetarin e grupit të Partive Popullore Europiane në Këshillin e Europës, Luka Volonte, se po bëhet palë me Berishën për imunitetin, ka ardhur edhe reagimi nga Kryeministria e vendit.

Zëdhënësja e Kryeministrisë, Erla Mëhilli, në një dalje për mediat e konsideroi sulm vulgar deklaratën e Ramës lidhur me Volonte, pasi sipas saj Kreu i PPE nuk bëri asgjë tjetër vetëm i kujtoi lidershipit të PS akuzat e tij ndaj Qeverisë për bllokim të imunitetit, cfarë faktet sot vërtetojnë të kundërtën.

Duke theksuar se Volonte nuk kërkoi asgjë tjetërpërvecse heqjes së imunitetit, Mëhilli shtoi se ky sulm i Ramës dëshmon se për të e rëndësishme është pasurimi fidelfëve të partisë dhe jo rritja e rrogave dhe pensioneve.

Zëdhënësja e Kryeministrisë i ka bërë thirrje PS të heqë dorë nga sulmet ndaj miqve të Shqipërisë, dhe të votojë më 6 gusht për heqjen e imunitetit, në mënyrë që të bëjmë fakt ëndrrën europiane.

Por menjëherë pas kësaj ka reaguar edhe Kreu i PS-se, Edi Rama ne Twitter, duke pranuar se te tilla sharje e shpifje nuk i bejne pershtypje.
 

Sipas Rames, nuk do te kete konsensus ne daten 6 gusht per imunitetin, nese shumica do te marre ne shqyrtim gjithe propzimet e opozites per ndryshimet kushtetuese.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›