E Diel, 1 Nëntor 2026

Imuniteti, LSI: Të votojmë më datën 6 gusht

Luan Rama

TIRANE- Levizja Socialiste per Integrim ka theksuar sot se do te jape kontributn e saj ne permbushje te detyrimeve per integrimin, duke nisur qe nga votimi per heqjen e imunitetit. Gjate nje konference per shtyp, sekretari i Përgjithshëm i LSI, Luan Rama ka ftuar te gjitha aktoret politike te votojne me 6 gusht per heqjen e imunitetit.

Të lënë mënjanë ambiciet partiake dhe të shkojnë në seancën e 6 gushtit me vullnetin për të votuar imunitetin, interesat e vendit duhet të dominojnë, qytetarët shqiptarë meritojnë që politikanët shqiptarë të sillen si politikbërës europianë.  Nuk ka arsye pse PS të mos e votojë.  Forca e partive matet në zgjedhje, jo duke bllokuar çështjet në interes dhe të mirë të vendit, shtoi ai.

Sipas Rames, eshtë i pavend debati apo retorika që nuk fikson palët tek konsensusi për votimin e ndryshimeve që kanë të bëjnë me heqjen e imunitetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›