Tom Doshi: Imuniteti të hiqet, por duhet garanci për gjyqtarët

Deputeti i PS, Tom Doshi
Deputeti i PS: Kryeministri hakmerret për Shkodrën.
Doshi: Qëkur hyra në politikë më kanë shkatërruar biznesin.
I kam paguar shtetit 1.8 milionë USD taksa, Berisha më ka vënë 2.5 milionë USD gjoba
Deputeti socialist, Tom Doshi, u përgjigjet akuzave të Kryeministrit Berisha lidhur me heqjen e imunitetit të deputetëve. Pa imunitet tashmë, pas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme për ngjarjet e 21 janarit, Doshi thotë se sulmet ndaj tij janë politike për shkak të rezultateve fituese të tij në qarkun e Shkodrës, ku Partia Socialiste ka marrë pesë deputetë në zgjedhjet e 2009 dhe gjysmën e komunave dhe të bashkive në 2011. Doshi shprehet se politika e ka dëmtuar në bizneset e tij, ndërsa ka paguar të gjitha transaksionet dhe taksat ndaj shtetit shqiptar të lidhura me bizneset e tij.
(Artikullin e plotë e lexoni ne gazeten Panorama ne numrin e sotëm të versionit print).