E Diel, 1 Nëntor 2026

Balla: Ndryshimet kushtetuese, njëherë e mirë

Taulant Balla

TIRANË- Ndryshimet kushtetuese të bëhen njëherë e mirë, për imunitetin dhe pavarësinë e institucioneve të drejtësisë. Kështu ka thene sot deputeti i PS-së, Taulant Balla gjatë një deklarate për mediat nga selia rozë.

Sipas tij, sot nuk ka më diskutim për cështjen e imunitetit, por për mënyrën se si do të bëhen ndryshimet kushtetuese të kërkuara.

Debati i sotëm ka të bëjë me një princip të thjeshtë. Ne jemi të mendimit se kushtetuta nuk arnohet sa herë i teket Berishës, ajo është e shqiptarëve dhe jo e Saliut. Kufizimi i imunitetit kërkon ndryshime kushtetuese dhe propozimet tona në lidhje me pavarësinë e disa institucioneve kërkojnë ndryshime. Ne kërkojmë të bëhen njëherë e mirë- tha Balla.

Ai ka theksuar se PS do drejtësi të pavarur nga cdo pushtet politik në Shqipëri. Këtu ndahemi ne nga Saliu. Unë që po flas sot jam deputet që e ka dorëzuar imunitetin, e vërteta e madhe është se deri më sot ata që kanë përfituar nga imuniteti janë anëtarët e këshillit të miliarderëve të Saliut- tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›